• |
ide | kryesore

Video/ Inter, fitore sipas mënyrës së preferuar…

Sport



Inter fiton përsëri duke mbyllur një javë spektakolare me tre fitore mes kampionatit e Champions, të gjitha të fituara në minutat e fundit. Edhe kundër Fiorentinës në San Siro zikaltrit imponohen në fund të ndeshjes, ndonëse këtë herë D’Ambrosio nuk priti minutat shtesë, por realizoi golin e 2-1 në të 77.

Spalletti mund të jetë i qetë por jo shumë, skuadra e tij vuan gjatë ndeshjeve dhe merr fitoren vetëm në fund. Por mund të mos jetë gjithnjë kështu.

Kapiteni Icardi tërheq Interin në një ndeshje të rëndësihme. Argjentinasi vazhdon të shënojë me rregullsi kundër Fiorentinës, edhe pse këtë herë duhet ndërhyrja e Var për ti dhënë mundësinë Icardit të shënojë nga pika e bardhë.

Lojë kurajoze e skuadrës së Piolit, që mendoi se mund të bënte më shumë pas golit të dytë në dy ndeshje të Federico Chiesa. Vetëm se tekniku nuk i kishte bërë llogaritë me D’Ambrosion që është lojtari më i mirë i ndeshjes, duke vrapuar kilometra të tëra me intensitet. Ia del mirë në fazën difensive dhe pastaj vendos ndeshjen 13 minuta nga fundi, pikërisht në momentet e preferuara të zikaltërve për të marrë rezultat.

STATISTIKAT
Inter nuk fitonte dy ndeshje radhazi në kampionat që nga muaji prill.
Mauro Icardi ka shënuar 11 gola kundër Fiorentinës në Serie A – Viola janë viktima e tij e preferuar.
Me 11 gola Icardi është shënuesi më i mirë i Inter kundër Fiorentina në Serie A.
Icardi ka shënuar në 10 nga 11 penalltitë e fundit në Serie A.
Kishte që nga janari 2017 kundër Chievo që Icardi nuk shënonte e jepte asist në të njëjtën ndeshje në Serie A.
Inter ka shënuar katër gola në 15 minutat e fundit të lojës, më shumë se cdo skuadër tjetër në këtë kampionat.
Kishte që nga janari 2017 që Federico Chiesa nuk shënonte në dy ndeshje radhazi të kampionatit.
Tre humbje e një barazim në katërt transfertat e fundit të kampionatit për Fiorentina.
Prezenca numër 100 për hollandezin De Vrij në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *