• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti i arrestimit nga policia i grabitësit në Vlorë

Lajme, Të fundit



Mbi 70 forca policore u angazhuan këtë të martë në terren pas informacionit se 3 persona të maskuar kishin grabitur me armë autobusin e linjës Firenze – Vlorë.

Deri tani policia thotë se janë arrestuar 2 prej tyre ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në një video të publikuar nga policia shihet se si policë të maskuar dhe të armatosur kanë zbritur në terren, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.

Policia ka publikuar edhe momentin e arrestimit të 29-vjeçarit Armand Kuqi, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet ai ishte ende i maskuar në momentin që u arrestua. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *