• |
ide | kryesore

Zbulohen aferat e kreu të arrestuar të Hipotekës së Shkodrës, 5 mijë euro për…

Lajme, Të fundit



Kreu i Hipotekës së Shkodrës i arrestuar ditën e sotme, Zamir Leka, ka marrë shuma të konsiderueshme parash për të kryer shërbimet ndaj qytetarëve.

Rezulton e provuar se ai ka marrë deri në 5 mijë euro dhe në raste të tjera ka pritur ofertat nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse te juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi.

Juristja Mirashi rezulton të ketë bashkëpunuar ngushtë me drejtorin Leka dhe për zonat që nuk i mbulonte ajo, dërgonte detyrat te specialistët e tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë.

Drejtori Zamir Leka u arrestua sot nga policia e Shkodrës me vendim gjykate, ndërsa juristja Mirashi do të qëndrojë në arrest shtëpie.



1 Comment

  1. Drejtori Zamir si shume “zyrtare” te tjere ka dhene para per te kapur ate vend pune, ndaj pasi ulet ne ate karrike fillon te “mbledhe interesin nga “investimi” qe ka bere. I gjithe sistemi administrativ dhe legjislativ ne Shqiperi eshte nje pazar i ndyre per te vjedhur pasurine publike. Deputet japin para per te vene kanditaturen, gjyqtaret, shefat e policise e cdo pozicion tjeter, dhe pastaj kjo bashkesi horrash na vjedh. Eshte kaq e thjeshte. Udhehiqemi nga njerez hajdute e kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *