• |
ide | kryesore

Zbulohet përplasja mes Shqipërisë dhe Belgjikës për Safet Bajrin

Kryesore, Lajme



Safet Bajri përplas qeverinë shqiptare me atë të Belgjikës. Sipas asj që zbulojnë mediat belge, autoritetet shqiptare kanë shprehur pakënaqësi që Belgjikës i janë dashur 5 muaj për të dorëzuar vendimin në mënyrë që Shqipëria të mund të arrestonte kriminelin e kërkuar Safet Bajri. Në këtë periudhë, klani i tij “kreu krime të rënda, përfshirë dhe vrasjet”, – citohet zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari nga media belge “De Morgen” dhe programi “Terzake”.

Këtë fundjavë Safet Rustemi (Bajri), një kriminel që kërkohej nga Belgjika, është arrestuar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. 10 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar gjithashtu, dy prej të cilëve në Holandë. Policia shqiptare ka qenë në ndjekjen e klanit për muaj me përgjime telefonike dhe madje edhe dronë.

Por sipas qeverisë shqiptare Safet Bajri (i cili vepron në Belgjikë me mbiemrin Rustemi) mund të ishte kapur shumë më herët, në qoftë se Belgjika nuk do rrinte duarkryq duke dorëzuar aktgjykimit të gjykatës belge.

“Autoritetet shqiptare kanë kërkuar disa herë, që nga prilli për vendimin e gjykatës kundër Bajrit”, – thotë zv.ministri shqiptar për Lamallari.

Ky vendim duhej të bënte të mundur që Rustemi të vuante dënimin e tij në Shqipëri. Belgjika nuk ka marrëveshje me Shqipërinë për ekstradimin e shtetasve.

Një tjetër anëtar shqiptar i qeverisë, i cili nuk identifikohet, vlerëson bashkëpunimin me autoritetet holandeze në këtë hetim, por flet për pengim kur përmend Belgjikën.

“Nëse dëshmia e atij ndëshkimi do të kishte ardhur 4 muaj më parë, 4 vrasje mund të ishin parandaluar”, – tha anëtari i qeverisë duke shtuar: “Është një dështim [nga belgët]”.

“Në javët dhe muajt e fundit, në Shqipëri, më saktësisht në Shkodër, janë kryer krime të rënda, përfshirë vrasjet dhe grabitje”, – thotë Lamallari. “Ekziston një hetim i grupit për këto krime, të cilat mund të ishin shmangur”.

Rustemi u dënua në disa raste në Belgjikë dhe u kërkua që t’i vuante këto dënime ne Belgjikë. Në korrik pati një çudi pasi policia federale belge e vuri Rustemin në listën e saj të më të kërkuarve, ndërsa Zyra e Imigracionit e kishte deportuar atë një vit më parë.

“Zyrtari ndërlidhës shqiptar dhe ambasada kanë kërkuar disa herë vendimin”, – thotë Lamallari.

“Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, policia dhe prokurori publik kanë bërë presion mbi autoritetet belge për ta përshpejtuar procesin, por vendimi i gjykatësit arriti vetëm në shtator”.

Ministria shqiptare e Punëve të Brendshme kohët e fundit ngriti çështjen me Sekretarin e Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Francken (N-VA). Kjo konfirmon që vendimi është kërkuar, por thekson se kjo është një çështje për Drejtësinë.

Ministri i Drejtësisë Koen Geens reagoi ne programin Terzake. Ministri merr përgjegjësinë për vonesën e dokumenteve të dorëzuara – të cilat, sipas tij do kohen e vet të përkthehen – por thotë se kjo është vetëm “një pjesë e vogël e fakteve”.

“Rustemi ishte dyshuar për vrasje të mëdha në Shqipëri që nga vitin 2001″, – tha ministri Geens.

“Në Belgjikë, kjo është arsye e mjaftueshme për një arrestim. Më 26 dhjetor të vitit të kaluar e bëri përsëri një atentat në qytetin e tij. Përsëri, ai nuk u arrestua. Atëherë është e çuditshme të thuhet se vonesa erdhi për shkak të faktit se dokumentet belge qe arritën shumë vonë”, – përfundoi ministri belg duke i kthyer përgjigje ankesës së zv.ministrit shqiptar Lamallari. ©përgatiti LAPSI.al



15 Comments

  1. Mos u habisni por ne Belgike degjon shume ‘gafa’ administrative . Jane shtet shume i zhvilluar por nganjehere degjon gjera si moskomunikim midis ministrive , ose edhe humbje dosjesh, ose ‘ keqkuptime’ midis administrates frankofone dhe asaj te pjeses hollandeze te belgjikes.
    Informacioni nga nje ministri do shume kohe te shkoje ne nje ministri tjeter.
    Rasti i ketij Bajrit nuk eshte i vetmi. Para nja 4 vitesh nje turk qe ishte kapur me 4 miljon euro droge dhe priste procesin ne gjykate, e kthyen gabimisht ne Turqi si emigrant ilegal dhe ja paguan dhe udhetimin.
    Ka pasur lirime nga burgu te gabuara ose ngaqe dokumentat kan ardhur me vonese.

    Pra behen plot gafa te tilla.

    1. go gjoni go-ha mut gjoni ha mut-nuk ka faj belgjika qe shoket e ram qelbesires si frroket,ndoket,roshet,artur bushet etj i kan nga 15 emra qe vet edvini me ruqin e tahirin ju kan ven,per qellime trafikimi femrash,te miturish,kokain,kanabis etj.artur bush edvin rama muti kishte 17 emra.elvis enver evis ervin rosh kristaq mut rama kishte 15 emra.tash ha gjoni ha.

  2. Edhe ne interviste Ministri belg e pranoi qe qeveria shqiptare ka insistuar me ane te kanaleve te ndryshme qe belgjika te pershpejtonte punen , por ja qe kjo gje ndodhi.

    Ne nje moment ai e nxjerr nje cike dhe arsyen se perse ata i kane vonuar transferten e dokumentave por nuk e zgjati shume dhe ja la fajin ‘ perkthimit’ .

    Ai preku ‘ BESIMIN’ qe kane belget tek policia shqiptare qe nga koha e berishes dhe deri tek ministri i sotem vllai i te cilit eshte dorezuar ne itali per nje denim te pa kryer per trafik droge.

    Pra me sa kuptoj une , ata thjesht nuk kane pasur besim tek poicia jone dhe vetem kur kane pare qe do te veprohej me te vertet atehere kane derguar letrat.

    1. go qiu gjoni qiu edhe ne intervist qevria belge tha se qelbesira rama,dhjerja xhafa e mutui balla nuk i quan emrin e vertet.

  3. Pa denoncimin e Berishes,banda e Shullazit dhe Banda e Bajrave ,nuk do te ishin arrestuar akoma.
    Po nese Belgjika do te vononte 2 vjet aktgjykimin gjykates belge,Safet Bajri nuk do te arrestohej,
    edhe pse qeveria shqiptare e dinte tashme,qe ishte po i njejti person qe ka perdorur mbiemrin
    Rustemi?Fakti qe ka pasur aktivitet kriminal ne Shqiperi dhe levizte i lire,nuk e justifkon pretendimin
    e qeverise shqiptare.Hedhja e fajit ne qeverine Belge,kerkon te fshehe lidhjet e Safet Bajrit me Deputetin
    e PS-s Luan Harusha,i cili i ka garantuar Bajrit levizjen e lire,duke porositur policet qe mos e preknin.
    Po me Deputetin Jurgis Çyrbja,çfar u bë?

    1. Dixhitali ( spiunat ne minsitrine e brendshme) i Berishes reagon vetem kur sheh qe per nje grup kriminal po punohet serjozisht dhe brenda pak kohesh do te arrestohet..
      Pra ai vetem sa paralajmeron ne menyren e tij keta kriminele qe. shikoni se po ju pergjojne. Policia jone ka filluar pergjimet ndaj Bajrave qe ne fillim Janari 2018, Reagimi i Berishes erdhi vetem ne fillim shtatori.

      Ai thjesht dekonspiron aksojonet e policise . Kush nuk e kupton dot kete komenton kot ketu ne kete portal .

      1. Po, edhe me shullazin e njejta gje ishte, policia e gjurmonte kurse berisha e lajmeroi, ka idiot qe i besojne me te vertete kto gjera, edhe basha kur foli per toyta yaris donte te dekonspironte aksionin e pilicise

        1. Sipas arsyetimit tend Berisha duhet te jete antar i grupit te punes qe po heton bandat kriminale ne vend, dhe here pas here dekonspiron ndonje prej tyre!!! Kurse une budallai mendoja qe policia “tashme profesionale”, i ben keto hetime ne diskrecion te plote. Kushdo qe mendon me trute e veta dhe nuk blegerin si dele e kuqe e kupton qe policia, shteti dhe krimi ketu jane bere NJE, dhe here pas here “shesin” nje nga rradhet e veta per te dhene perceptimin e luftes kunder tyre. Sepse ne fund te fundit, drejtesia e reformuar me shoqen Marku ne krye, aty jane per t’i nxjerre te pafajshem pas 2 vjetesh

  4. Ushtaret e rilindjes,kriminele,drogaxhinj,hajdute,mashtrus si komandati tyre.
    Si e degjeneroi dhe legenosi kte popull ne sy te botes per turp prap ka maskarenj
    qe i shkojn mrapa.O Zot mroi shqiptaret se vete ehe,skon sy per faqe.

  5. Punet e policise jane bere dallge, dallge diku per shou e diku se ka patur suksese. Por kete sukse e masko, dhe e lehteso prokuroria e pergjumur dhe servile e pushtetit.Safet Bajri, na paska qene ne survejimper 6 muaj, OK,, por sa here e ka kontrolluar policia per arme mbajtje pa leje? Per kete, ata kane qene te sigurte, por perkrahja qe i behej, e mbeshtetja nga to, i jepte siguri ketij gangsteri qe te kryente vrasje kur ish ne mbi kqyrie. Si ka mundesi qe ky kryen krimet, e policia nuk na paska informim per dorasinSafet, Policia,, mbase ia dinte veprimet e ketij krimineli, por nga perkrahja, e mbeshtetja nga politikanet ku bandit levizte si cub neper shkoder, U desh qe te kryente vrasjet, qe policia te vihej ne levizje, por mos harroni edhe denoncimet e perditeshme te opozites per lidhjet e krimit me qeveritare, kjo eshte me e rrezikeshmja. Ku ka ze,, nuk eshte pa gje.

    1. O fax … Po ta kontrollonte policia ate per armemajtje pa leje do ta denonin vetem per armembajtje pa leje.. dhe mbas 2 vitesh ai do dilte prap jasht.

      Kur e arreston nje kriminil te ketij rangu duhet qe dosja e tij te kopsitet nga te gjitha anet. Policia Italjane te kopsit dosjen per 3 ose 4 vjet dhe ne fund kur te arrestojne jane 100 % te sigurte qe ti nuk i shpeton drejtesise.

      Nese dokumenti i denimit ne Belgjike do te vinte para 5 muajsh kur e kerkuan keta tanet , nuk flitej per dosje te kopsitur se ja kishin bere gati belget me 22 vite burg.
      Prandaj mos fol para kohe dhe mos bej propagande me policine se qe nga shkurti i ketij viti po punon sic nuk ka punuar keto 28 vitet e fundit. Ti quaje show ose cfare te duash , por puna e saj keto 6 muaj eshte shembullore.

  6. VINI RE! Te kerkuarit dhe te kapurit me te medhenj ne vend jane Balilaj, Klani Habilaj dhe Klani Bajri. I pari kerkohet per llogari te Greqise, te dytet u kapen per llogari te Italise dhe te fundit per llogari te Belgjikes
    Ja pra cfare shteti i fuqishem!!!

    1. Sepse ne ato shtete i kane kryer krimet, ndersa ne shqiperi me teper i kane pastruar ato leke, gje qe nuk eshte dhe aq e lehte per tu hetuar.
      Sa per keto belget, me te paafte nuk i ben zoti. Na kerkon dhe llogari ky ministri pse nuk e kemi arrestuar ne me pare, nderkohe qe ata thjesht duhet te trasmetonin nje cope vendimi. Kaq! Po nuk punojne dhe gjithmone ia vene fajin te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *