• |
ide | kryesore

600, De Rossi kapiteni rekordmen i Romës…pas Totti

Sport



Herën e fundit që arritir një shifër të rrumbullakët ishte gati tre vjet më parë, në17 tetor 2015, ditë në të cilën festoi arritjen e 500 ndeshjeve me fanellën e Romës, duke shënuar golin e dytë në 3-1 ndaj Empolit, me një goditje me kokë në këndin e Miralem Pjanic.

Tifozët i kishin dedikuar një banderolë kuptimplotë në urën e pedonales me pamje nga Koloseu. “500 herë një fanellë në karrierë, Daniele De Rossi flamur i përjetshëm”. Mbrëmjen e sotme, ndoshta atmosfera nuk do të jetë e njëjtë, duke parë momentin e keq që po kalon Roma. Por, është e sigurtë se për të, tifozët e romës do të bëjnë një përjashtim. Sepse sonte Daniele De Rossi do të shkojë edhe më thellë në zemrat e tyre, duke arritur ndeshjen e 600 me fanellën verdhekuqe.

Përpara tij e kishte arritur vetëm Francesco Totti, që ka kapur kufirin e 786 ndeshjeve. Aq shumë De Rossi nuk mund të arrijë kurrë, por Danieles kjo nuk i intereson. Ajo që ka rëndësi është fitorja me Frosinonen, për tu ringritur në prag të derbit kryeqytetas të së shtunës. E pastaj, nëse ndodh që 600 nuk bëhen sonte, atëherë do të bëhen piëkrisht kundër Lazios….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *