• |
ide | kryesore

Akuzat e PD pas denoncimit të oficerit, Balla – Bashës: Shihemi në gjyq

Lajme, Të fundit



Pas deklaratës së Lulzim Bashë se pas skandalit që denoncoi oficeri Emiliano Nuhu, qëndronte Rexhep Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, vjen një reagim nga ky i fundit i cili i quan këtë histori një “sajesë të ndyrë”. 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se gjatë vitit të fundit nuk kishte shkelur në Krujë dhe as në komisariatin e këtij qyteti, i armatosur.

“Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik”, thotë Balla. Po ashtu Balla tha se të vërtetën do ta provoj në gjyqin e radhës që do të ketë me Lulzim Bashën për këtë çështje, duke bërë të ditur kështu se do ta kallëzojë penalisht.

Oficeri Nuhu tha se deputeti Taulant Balla, kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi, deputeti i PS-së Rrahman Rraja e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahja, vëllai i deputeti të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Përdhunimi i vajzës nga djali i deputetit, Basha tregon emrat që duhet të ndëshkohen 

Dëshmia rrënqethëse/ Djali i deputetit të PS përdhunonte vajzën. Si u kërcënua polici që mori denoncimin 

Dëshmia/ Deputeti i PS-së porosit Durim Bamin të vrasë nënkomisarin e policisë 

REAGIMI: 

Hedh nje i marre nje gure ne lume dhe 100 te mencur s’e nxjerrin dot, thote populli!
Por jo, kjo qe po shoh sot eshte me keq.

“Te mençurit” e dine fare mire cfare marrezie eshte kjo shpifje qe jane turrur ta pasqyrojne me nje zell te madh, vetem pasi e nxorra une vete!

Kjo sajese e ndyre dhe e verifikueshme pa veshtiresi nga cdokush qe publikon lajme, ka nje qellim te qarte: Te coje uje ne mullirin e prishur te Lulzim Bashes! Une s’kam shkelur as ne Kruje gjatë vitit te fundit dhe jo me ne komisariatin e Krujes i armatosur. Une e provoj lehtesisht ku kam qene ate dite qe maskarai i paguar apo i paturp apo te dyja bashke, ka bere kete leter per te perfituar azilin politik.
Dhe do ta provoj ne gjyqin e radhes qe do te kem me Lulzim Bashen per kete ceshtje. Raportet mjekesore nuk do ta shpetojne Lulzimin nga pasojat juridike te genjeshtrave te tij.

Ndersa disa mediave hiena qe ushqehen me mishra te ngordhur u kam lene Zotin se tjeter s’kam c’u them!



6 Comments

  1. Ndyrsire vetem me vjedhe mashtru katunari ! Ke pas halen ne fund te baces ne grope e beje m….! Ptu fare keqe ! Qa qenka ky deputet Qe nuk ja kemi degju emrin!

  2. Mos e fut dhe ti veten ke te mencurit o kokqoshe. Cpune ke ti me Bashen, denoncimin e ka bere oficeri policise

  3. Iu ka mbledh laku, e nuk po di se si e ku te mbrohet. Ky eshte vete i mbyturi qe kerko te shpetoje nga nje fije bari.S;ke c;ti permendesh me pare, e di vete ai se ne c’gjeriz ka rene, e ate do haje mbasi po tregohet i pa ngopur.

  4. Pa qenë fare nevoja që dikush të flasë pa të marësh vesh se kush është, është provuar shkencërisht nga psikollogët se njerëzit e pagdhendur e injorantë e shpirt ligj, e tregojnë edhe me surratin e tyre portretin prej kafshe.
    Pa e ditur farë se kujt partie i përket ky Taulant Balla e çfarë pozicioni ka në ate parti, mbaj mend se jam neveritur kur e kam parë për herë të parë në një diskurs televiziv.
    Një fytyrë tipike e një fshatari të pagdhendur, me një qeshje sa idiote aq edhe të ligë e me një llogjikë të niveleve më të ulta intelektuale.
    Kur mora vesh më vonë se na qenka “i preferuari” i Ramës, thashë me vete o e mjera Shqipëri ku ke katandisur e se cilët ke vënë të të drejtojnë.
    Paradoksalisht, ky farë njeriu negativ e të shëmtuar me të cilt do ta ndjenin veten të turpëruar edhe fshatarët që do ta kishin zgjedhur si të parin e fshatit, kërëkon të bëjë karshillëk me Lulzim Bashës, që është krejtë e kundërta pozitive njerëzore.
    Taulant !
    Të këshilloj që kur të ngrihesh në mëngjez nga gjumi, shko para pasqyrës e shiko suratin tënd duke e krahasuar me Bashën, që të mos bëhesh gjatë ditës i neveritshëm që të krahasohesh me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *