• |
ide | kryesore

Arrestohet deputeti kosovar Milaim Zeka, kërcënoi prokurorin Special, Afrim Shefkiu

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës pas një urdhëri të Prokurorisë Themelore në Prishtinë arrestoi deputetin Milaim Zeka, për shkak të kërcënimit të Prokurorit Special, Afrim Shefkiu.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Zeka para dy ditësh e kishte kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu, duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *