• |
ide | kryesore

Arta Marku thirrje prokurorëve të aplikojnë për KLP-në

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja Arta Marku u ka bërë thirrje Prokurorëve të Apelit të aplikojnë për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të interesuarit kanë 15 ditë kohë për aplikimin.

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

“Por pas informacionit të ardhur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezulton se nga kandidaturat e Prokurorive të Apeleve vetem një prokuror ështe konfirmuar në detyrë. Ndaj Prokuroria fton prokurorët e interesuar që plotesojnë kriteret sipas ligjit 115/2015. ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme”, thuhet nder te tjera ne njoftimin zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *