• |
ide | kryesore

Çfarë ndodhi sot në gjyqin ndaj Habilajve në Katania

Lajme, Të fundit



Është zhvilluar pasditen e së mërkurës në Gjykatën e Katanias, seanca e dytë gjyqësore ndaj të arrestuarve të bandës së Habiljave, grupit të trafikantëve italo-shqiptar i shkatërruar nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017 ne Itali.

Por kjo seancë gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes “Habilaj” ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej sot në sallën e gjyqit.

Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino vendosi që seanca e radhës do të mbahet në Gjykatën e Katanias më 16 nëntor të 2018.

Seanca e parë e gjyqit të Habilajve u zhvillua më 31 maj 2018. Të arrestuarit e grupit të Habilajve, akuzohen për trafik droge e armësh, nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë mbi 20 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *