• |
ide | kryesore

Derbi 151 i kryeqytetit rrezikon të futet në histori: 9500 tifozë në stadium do jenë pa prezencën e policisë

F1, Sport



Mjaftoi një mbledhje ku policia e shtetit kërkoi një spostim tifozerie, të paprecedentë, duke qenë se tifozët e Tiranës janë pozicionuar gjithnjë në krahun A të tribunës, ku kanë qendruar gjithnjë, që siguria shtetërore të “lajë duart”. Nuk do ta marrë përsipër këtë ndeshje policia vetëm sepse tifozët duan të qendrojnë si kanë qendruar në të gjithë përplasjet derbi që janë luajtur në Selamna Stërmasi.

Tirana Partizani nuk është një ndeshje si të tjerat. Për nga rëndësia, intensiteti, rivaliteti dhe interesimi që ka kryeqyteti për këtë përplasje është konsideruar e veçantë. Kështu ka qenë gjithnjë, edhe kur është spostuar orari, duke kuptuar sensitivitetin e publikut për klasiken e futbollit shqiptar, ashtu si edhe kur dritat janë prerë në gjithë qytetin, për ti garantuar ndriçimin derbit të kryeqytetit, që megjithatë ca caste errësire edhe i përjetoi.

Organizatorët në këtë rast Tirana, ka sqaruar se është hartuar një plan masash, që konsistojnë në kontaktimin me kompanitë e sigurimit privat, por pa bërë të ditur sa do të jetë numri i tyre në stadium, me policinë që do asistojë nga jashtë. Ndoshta nuk dihet numri i Stewart, por dihet fare mirë ai i tifozëve në Selman Stërmasi, ku raportimet janë se të gjitha biletat janë shitur për 9500 tifozë.

Eksperimentimi i këtij sezoni dështoi që në ndeshjen e parë në Korcë e aty ishin shumë më pak tifozë. Turma duhet marrë në konsideratë, sepse një shkëndijë mund ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit e episodi të kushtojë më shumë se një rregull i vendosur, apo sforcot që duhet të bënte shteti për një ndeshje futbolli…vetëm se duhet kuptuar Tirana-Partizani është më shumë se aq.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *