• |
ide | kryesore

Dëshmia/ Deputeti i PS-së porosit Durim Bamin të vrasë nënkomisarin e policisë

Lajme, Të fundit

Në letrën e dorëheqjes së tij, por edhe në dëshminë që ka dhënë me zë dhe figurë, nënkomisari i policisë, Emiljano Nuhu tregon ndër të tjera se u largua nga Shqipëria pasi deputeti Rrahman Rraja kishte porositur vrasjen e tij tek Durim Bami, një personazh i njohur i botës së krimit.  Konflikti i oficerit të policisë me deputetin kishte lindur pasi djali i këtij të fundit përdhunoi një vajzë. Në vend që të arrestohej, me ndërhyrjen e babait të tij dhe zyrtarëve të tjerë të PS-së, u ushtrua presion tek polici për të mos marrë denoncimin, ndonëse kishte një dëshmi të vajzës. Më poshtë pjesë nga letra e Emiljano Nuhut.

‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit” shkruan Nuhu në letrën drejtuar e tij të dorëheqjës.

©LAPSI.al

10 Comments

  1. Doli dhe nje Babale tjeter.

    Fakti egziston , pra djali i Deputetit e ka bere ate gje. Dhe per kete deputeti duhet te dorzoje mandatin.

    Por te tere keto filmat e tjere , jo ka paguar vrases me pagese, jo po i ka shkuar ne komisarjat me 20 vite te armatsour …… i ka krijuar PDja per ta bere ngjarjen me te rende.

    Une per vete i besoj historise deri ne momentin kur vajza ka bere kallzimin ne komisarjat. Pastaj te tjerat jane intriga dhe trrilllime.

      1. Sepse ai me lexon mua . Dhe shume shprehjet e mia ne kete portal i degjoj mbas nja 2 ose 3 javesh nga Lorenci neper emisjone televizive.

        1. Dhe mburesh për këtë gjë?

          Të pranosh një vepër kriminale dhe të hedhësh tym për të fshehur autorët e vërtetë. është më keq se të kesh bërë vetë krimin.

          1. ?????? ‘ te hedhesh tym per te fshehur autorët e vërtetë ‘ ??????

            Nuk po te kuptoj ? Nuk po shoh asnjerin qe po mundohet te fshehi autoret e vertete .

  2. Ec aty rilindja, e bete shqiperine meksike e kolumbi, e bete shtet modern europian pa polici, prokurori e gjykata. Te gjitha ne dore te rilindasve. As mesjeta e hershme europiane nuk ka njohur nje degjenerim te tille te shtetit

  3. Shtet bandit trafikant. 36 komisare ne 36 komisariate u shkarkuan pas tahirit. Te gjithe te perfshire ne trafik shume prejt tyre ne arrati shume ne ndjekje penale.
    Kjo eshte policia qe duam . Vret viktimen mbron banditet e krujes

  4. Dhe mos besoni’ qe aka bandite rilindja ne parlament? Kete se pranon rirrjedhja, ashtu si edhe shume nga bemat e ketyre, por mos harroni’,,,,,,s;keni pare gje akoma,, pooor,,,deri kur do vazhdojne keta bandite rilindas qe te nenshtrojne nje popull? Kam frike, se mbas ketij komenti do dale ndonje nga zorraxhinjte e perditshem qe pergjon keto komente e do filloi me ate fjalorin qelbanik qe i perfaqeson.

  5. E kuptoni ku jetoni o milet kamkum? o ti me llagapin JKL dmth (jam koke loqe) po si ste vjen zor dhe mbron keta bandite. Nuk ka rendesi ca bindjesh ke o debil por neser mund ti ndodhe largqofte motres a kushurires tende dhe atehere do shikoj se si do kakarisesh ne qymezin e Rlindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu