• |
ide | kryesore

FOTO/ Ndërron jetë papritur në punë ish-spikeri i RTSH-së

Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë regjisori i njohur shqiptar Roland Roshi.

Regjisori është ndarë nga jeta pasdite ndërkohë që po përgatitej për edicionin informativ në TVSH. Ai nuk ka arritur të mbijetojë ndonëse është dërguar me urgjencë ne spital.

Ikja e Roland Roshit, një zë brilant, regjisor, pedagog, aktor ka hidhëruar familjen, kolegët, por edhe publikun, pasi për vite të tëra ka qenë spiker lajmesh në RTSH në vitet ’80.

Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura.

Ka filluar pune për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis të qytetit të Fierit, ku është shquar për rolin e Avni Rustemit, tek Drama “Dy krisma në Paris”.

Për shumë vite ka punuar si regjisor me Estradën dhe Teatrin e Fierit.

Më pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe në Televizion si folës lajmesh dhe si regjisor spektaklesh dhe edicionesh informative.

Homazhet në nder të regjisorit Roland Roshi, do te mbahen nesër në orën 12:00, në hollin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.



1 Comment

  1. Me keq aedhje po marr vesht se me paska vdekur nje mik, e shoke pune( Ne estraden e ushtarit) qe nuk permendet ne biografine e komentit, por atij miku i ndrite shpirti, e ti rrojne djemt dhe e shoqia, qe me sakrifice ndertuan jeten ne kushte teper te veshtira ne ambjentet e ish estrades( tek garda) Ne, si shoke e miq te vjeter me te kaluam shume vite bashke, me te mira e keqija, por karakteri, njrzilleku, sinqeriteti, ishin tiparet e ketij njeriu qe nuk prishi gojen nje here me ne. Rolandit i ndrite shpirti ne altar e i paste lene jeten femijeve e se shoqes. Nderime per familjen RROSHI, Nga G, QINAMI, ish instrumentist ne ate estade, Kujtimet me te mira, Jeta eshte enderr…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *