• |
ide | kryesore

Fulham, Elliott debuton 15 vjeç dhe vendos rekordin në League Cup

Sport



Mbrëmje rekord për Fulham në Carabao Cup, kupa e Legës në Angli. Në ndeshjen kundër Millwall, e fituar 3-1, Slavisa Jokanovic, menaxher i Cottages, ka vendosur të hedhë në fushë në minutën e 81’ Harvey Elliott në vend të Ayiete, duke e bërë momentin historik për kompeticionin dhe djaloshin e vogël.

Elliott është 15 vjec e 174 ditë dhe me hyrjen e tij në fushë është bërë lojtari më i ri që ka shkelur terrenin e lojës në kupë. Vendi i parë mbahej nga Ashley Chambers i Leicester që, në 2005 kundër Blackpool, kishte luajtur në moshën e 15 vjev e 203 ditë. Një debutim për tu mbajtur mend edhe për rezultatin e arritur në fushë, duke qenë se me fitoren në The Den, Fulham arriti për të tretën herë në 14 sezonet e fundit raundin e katërt të League Cup.

Harvey Elliott ka lindur në 4 prill 2003 e si profesion, përvec studentit, bën mbrojtësin e djathtë. I rritur në skuadrat e moshave të Fulham, talenti i tij është që tani nën vëzhgimin e klubeve të madhe si Manchester City e Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *