• |
ide | kryesore

Historitë e çmendura të Crouch: “Një natë, Gerrard erdhi i maskuar si plak i paralizuar…”

Sport



Që kur doli libri i tij, që natyrisht është ndër më të shiturit në Mbretërinë e Bashkuar, është zbuluar një tjetër Peter Crouch. I aftë të shënojë mbi 100 gola në Premier League, shënuesi më i mirë me kokë në historinë e kompeticionit nga 1992 është edhe histori-tregues. Sulmuesi që luan ende për Stoke City, ka gjetur një mënyrë për të shkëlqyer, aq sa BBC Radio i ka krijuar një program të tijin, Peter Crouch Podcast, në të cilin sulmuesi anglez tregon anekdoda nga jeta e tij si futbollist e histori shumë të vecanta brenda dhe jashtë fushës.

Si ajo për ish-kapitenin e Liverpool Steven Gerrard dhe një maskimi shumë të vecantë. Gjatë programit, Crouch ka treguar për mbrëmjet e kaluara nëpër lokalet e Liverpool, me apo pa skuadrën. E ka kujtuar në vecanti atë kur legjendari me numër 8 arriti ti shpëtojë fotografëve, që prisnin jashtë lokalit, në një mënyrë mjeshtërore. “Më kujtohet që erdhi i veshur si plak, me një maskë në fytyrë e madje edhe karrige me rrota e motorizuar. Kishte një llullë dhe një kapele në kokë. Jashtë lokalit fotografët i kapnin të gjithë, por Stevie nuk pati probleme. Madje ata i hapën rrugën dhe e ndihmuan të kalonte!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *