• |
ide | kryesore

Komisioni (inekzistent) i Zgjidhjes së Konflikteve, që nuk zgjidh asnjë konflikt

F1, Sport



Çështja Kale është ende e pazgjidhur dhe ka bllokuar futbollistin që stërvitet me Flamurtarin, por nuk zbret dot në fushë sepse Kukësi pretendon se lojtari është nën kontratë me klubin. Kontrata, gjithnjë ajo dhe zgjidhja kërkohet gjithëkund vec aty ku duhet të merrte ndihmën e parë.

Kontratat e futbollistëve nuk është hera e parë që janë problematike në vendin tonë aq sa merkato e klubeve në janar apo qershor përfundon pothuajse gjithnjë të jetë revolucionare. Kjo eshte vetem njera ane e medaljes, sepse ata qe e pesojne ne kete rast jane te dyja palet, por ne pjesen me te medha problemet i kane futbollistet.

Rasti i brazilianit Kale eshte i fundit i nje kalvari problematik me te cilin futbollistet përplasen pa gjetur zgjidhje, me betejat qe zakonisht shohin fitues klubet… deri kur futbollisti ka pashaportë shqiptare, sepse të huajt i ndjekin çështjet deri në fund. Si Kale, që i është drejtuar instancave të huaja, duke qenë se Komisioni i Zgjidhjeve të Konflikteve nuk e ka marrë përsipër, duke e lënë peng brazilianin mes Kukësit dhe Flamurtarit. Eshtë për tu cuditur si palët kanë pretendime për kohën e përfundimit të kontratës, dhe Federata Shqiptare e Futbollit e më specifikisht Komisioni i zgjidhjeve te Konflikteve nuk i jep drejtim duke u bazuar në kontratën që duhet të jetë depozituar në institucionin që drejton futbollin.

Kale nuk është rasti i vetëm sepse vetëm pak muaj më parë ishte Albi Alla ai që futi në konflikt të njëjtët klube. Edhe atëherë zgjidhja vonoi, ashtu si edhe për Kolicin, që gjithashtu zgjodhi Flamurtarin si destinacion, vetëm se problemi nuk është tek aksi Kukës-Vlorë, por tek kontratat dhe një institucion që mbyll një sy, ndonjëherë të dy, duke i lënë futbollistët ta kërkojnë zgjidhjen jashtë Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *