• |
ide | kryesore

Kush është ish-ministri i Kulturës që la pa fjalë Mirela Kumbaron me këshillën për artistët?

Lajme, Të fundit



Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tregoi sot një episod që i kishte ndodhur pesë vjet më parë kur ajo mori detyrën. Në një intervistë për News 24, teksa u pyet nga gazetarja se si ia dilte mbanë me kohën, jo vetëm të promovonte personalisht ngjarjet kulturore, por madje edhe të merrte pjesë vetë në to, Kumbaro zbuloi ‘porosinë’ që i kishte dhënë një ish-ministër Kulture.

“Po ju tregoj diçka që s’e kam thënë më parë në publik. Kur mora detyrën, një ish-ministër, të cilit doja t’i kërkoja një lloj eksperiencë, më tha se artistëve duhet t’u shkosh ndonjëherë, t’u bësh qokën, s’ka ç’a bën. Nuk e fsheh që më shokoi kjo gjë. Ndërkohë e vërteta është se unë vij nga fusha e kulturës, unë jam rritur në teatër, unë kam punuar tërë jetën në kulturë dhe edukim. Këtë detyrë nuk e kam angari, nuk më zuri halli. E kam përkushtim total”, tha Kumbaro pa e përmendur emrin e ish-ministrit të Kulturës.



3 Comments

  1. Lapsi po shkruajtë përsëri të tilla broçkulla do tju bojkotoj, pavarësisht se për mua jeni No1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *