• |
ide | kryesore

Profil/ Jorida Tabaku, gruaja që “turpëron” burrat e PD-së

Arkiva, Kryesore



Askush nuk e priste, aq më pak nga ajo. Prej vitesh tashmë mediat shqiptare janë mësuar me një steriotip. Atë të Edi Ramës në aleancë me oligarkët dhe të PD që këtë temë e ka tabu. Sepse as opozita nuk guxon të flasë për ata që e kanë financuar dje dhe që mund ta financojnë nesër.

I gjithë ky paragjykim simbolizohej edhe nga disa pamje filmike të parlamentit, të shndërruara nga më të parat e rrjetit, kur Edi Rama i drejtohej Lulzim Bashës duke i përmendur emrat e klientëve të tij dhe ky i fundit ulte kokën pa bzajtur asnjë fjalë.

Kjo ulje koke qe stampa e PD dhe e burrave me namuz të saj.

Për ta thyer këtë u desh një grua. Pikërisht ajo që nuk pritej, Jorida Tabaku. Ajo u bë e para që hartoi një listë publike me klientët e Ramës, e që për më tepër i vulosi si oligarkë.

Çudia qe e dyfishtë.

Së pari sepse shumëkush është mësuar ta shikojë Joridën si një femër fraxhile, larg atyre që ngrenë zërin në sallën e kuvendit dhe aq më pak me profilin e një Zhan D’Arke që po përgatit revolucionin e nesërm.

Imazhi i saj për shumëkënd është krejt i kundërt.

Kohet e fundit shtypi rozë e ka shpallur si një nga ikonat e stilit në parlament. Një portal aspak miqësor me të djathtët, “Tirana Post”, e cilësonte si një nga gratë më elegante të parlamentit, e cila “kujdeset shumë për pamjen e saj të jashtme, flokët, make-upin dhe veshjen”.

Të tjerë ndërkohë e kanë vizatuar me ngjyrat e një gruaje që më parë se të lexojë lajmet në gazetat e mëngjesit, nxiton të bëjë gati për ditën e re dy binjaket e saj të vogla Iris dhe Abara. Madje ajo as nuk heziton ta kundërshtojë këtë. Në një intervistë në Wake Up në Top Channel, ajo e përforcoi idenë e një nëne gati shtëpiake, të cilës ndryshe nga të tjerat, sforcoja e kujdesit të fëmijëve i shumëzohet me dy.

Image result for jorida tabaku

Edhe po të kërkosh në google me emrin e saj, ndryshe nga shumë deputetë të tjerë, përkrah do të dalin terma të tilla si “fashioniste”, “mama e dy vajzave”, “foto me binjaket”.

Por në fakt, larg imazhit të përçuar nga mediat, qëndron edhe një grua tjetër, që më shumë sesa për përleshjet me batuta, është evidentuar në kuvend për përballjet me fakte, që më shumë sesa për zaptimin e foltores, është shquar për denoncime të forta si ato për aferën e inceneratorëve, koncesioneve në mjekësi dhe së fundi për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Pikërisht kjo “Joridë e dytë”, ishte ajo që theu dy ditë më parë tabunë e përmendjes së oligarkëve me emër, madje dhe të disave prej tyre që njihen për lidhje të forta me PD-në e djeshme.

Si duhet shpjeguar ky fakt? Çfarë e bën Jorida Tabakun të ndryshme?

Përgjigjja e parë që të thonë është se ajo së shpejti do të duhet të kandidojë përballë Erion Velisë në Tiranë.

Megjithëse ajo ende nuk e ka ndryshuar versionin që i ka dhënë në një intervistë revistës “Bordo”, pra se “…në PD ka të tjera figura më të konsoliduara për Tiranën”, emri i saj po përmendet gjithnjë e më shpesh.

Dhe kjo është një mundësi që ta ketë shtyrë atë të bëjë këtë kapërcim, që nuk pati guxuar ta bëte asnjë nga kolegët e saj, përfshirë edhe kryetarin e partisë.

Por, përpos kësaj llogarie taktike, mund të ketë edhe një arsye tjetër se përse Jorida Tabaku “guxoi” ta hedhë këtë hap. Ndoshta ndryshe nga shumë kolegë të saj, ajo nuk është as peng dhe as e kapur nga lidhje okulte. Ajo është nga të paktat figura në PD, që megjithëse ka mbajtur poste shtetërore, edhe si zv Ministre e Integrimit edhe më pas si nënkryetare e bashkisë së Tiranës, nuk ka pasur mbi vete akuza për korrupsion.

Në një kërkim në rrjet me emrin e saj, skeda del pothuajse e virgjër. Edhe kundërshtarët socialistë, ata që sipas traditës tonë politike s’lenë kënd pa përmendur, pothuajse nuk e kanë akuzuar Jorida Tabakun në këtë drejtim.

Ndoshta për këtë, ajo, gruaja e butë që nuk di të çirret dhe nuk afishohet në barrikadat e luftës fizike, i sfidoi të gjithë kolegët e saj, duke hedhur një hap që askush nuk kishte tentuar ta bënte më parë. Sepse në profesionin që ajo ka zgjedhur, ndoshta më shumë sesa gafurja mashkullore dhe trimëria e shtirur, vlen forca e pastërtisë.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Duhet ti jepet nje shanc grave,meqe burrat paten 28 vjet koh dhe nuk arriten asgje.
    Zonjen Jorida Tabaku dhe Zotin Agron Shehaj,nese nuk gaboj(se ndoshta mund te jete
    edhe vlersim subjektiv),jan politikanet me simpatike,me pozitive te PD-s.
    Suksese Zonjes se nderuar!

  2. Duhet ti jepet nje shanc grave,meqe burrat paten 28 vjet koh dhe nuk arriten asgje.
    Zonja Jorida Tabaku dhe Zoti Agron Shehaj,nese nuk gaboj(se ndoshta mund te jete
    edhe vlersim subjektiv),jan politikanet me simpatike,me pozitive te PD-s.
    Suksese Zonjes se nderuar!

  3. Une jam i majte me bindje dhe vepra . Por nese kjo zonje kandidon per kryetare bashkie ne Tirane , voten time ka te sigurte.

    -E para nuk eshte si keta zagaret e tjere te PDs qe jane te zhytur ne korupsjon deri ne fyt dhe kane shitur interesat a PDs per 2 lek.
    -E dyte nuk ka ate karakterin e ‘ te berit show ‘ sic e ka Veliaj sot dhe ka shume me pak tendenca te korruptohet.
    I mungon pak energjia dhe zhdervjelltesia e Erjonit, por kjo gje kompesohet me avantazhet e tjera.
    – E treta , eshte Tiranse dhe eshte e llogjikshme te drejtoje qytetin e saj.
    – E katerta, intelektualisht eshte me larte se Erjoni. Ka nje Background nga shkencat e ekonomise shume e renesishme per ate pozicion.
    – E pesta eshte shume serioze dhe plot gjera te tjera te cilat i mungojne Erjonit.

    Sikur te ishin te dy ne te njejtin krah politik dhe te punonin bashke do te ishin nje dyshe shume e sukseshme.

    Por hilja e PDs me kete kandidature eshte sic verproi Rama me Meten. Nese Jorida zgjidhet kryebashkiake atehere Basha e ka rrugen komplet te hapur ne PD dhe per nja 10 vite te tjera.
    Une e shihja Joriden si personi qe do te merrte frenat e Pds ne dore.

    1. keshtu duken engjellore te gjithe keta pa marre postin se pastaj i prish turma. I merr rryma. Jo po djali i xhaxhait do kete nder, jo po kushriri i pare do ate nder. Jo po Lulushi do ti japi ate urdher per bashkine, Jo po shoqet e partise kane burrat me biznese .. dhe keshtu perfundojne te gjithe muter.

    2. Po pse ke maninë të shkruash kaq shumë.

      E mbyllje komentin me fjalinë e parë dhe ishe në regull.

      Sot nuk është problemi tek politika e të majtës apo e e të djathtës, sot është problem të ndershëm apo qelbësira.

      tung.

  4. E keni bere me “te virgjer” sec eshte, nuk permendet zgjuarsia e saj askund, vetem fakti qe eshte femer. Nuk mund te marri frenat e PD kjo fshatarja “fragile”

    1. Jorida Tabaku, është diplomuarpër Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet pasuniversitare në Angli dhe SHBA. Mban gradën Doktore e Shkencave
      në ekonomi.

  5. Kjo trimja pse nuk del ndonjehere para gazetareve? Se nuk e kemi degjuar asnjehere ne debat. Se nga podiumi si spikera flasin te gjithe

  6. Cfare beri jonida si nen kryetare e bashkise kur luli flinte gjume ne kolltukun e zyres,e mbulonte dhe kujdesej per kondicionerin e zyres,megjithate eshte e paraqitshme,por vetem kaq.

  7. E para Jonida eshte qytetare. Rrjesh nga nje fis i nderuar qytetaresh.Eshte shume e rendesishe kjo. E dyta mynyra se si ajo reagon ndaj te keqes ne shqiperi eshte per tu shembulluar, e treta besoj se kjo mynyre sjedhje duhet te jete nje shkolle per politikanet e rinj. Kam bindjen se ne deshtimin e Bashkise se Tiranes drejtuar nge Lulzim Basha kjo ka pergjegjesite e veta. Uroj qe ne te ardhmen ta luftoje te keqen edhe kjo eshte nga radhet e partise se saj.

  8. Eshte qytetare por ndodhet ne vendin e gabuar,ate pallatin te tregu elektrik e beri kur ishte nen kryetare luli ne gjum tabaku beri Pallat I lumte fisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *