• |
ide | kryesore

Rama: Nga 1 Janari 400 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur, 800 për fëmijën e dytë, i treti 1.2 mln

Lajme, Të fundit



Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria Rama do të japë një çek, disafish më të lartë se ai që merrej deri më tani. Për ata prindër që sjellin në jetë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.

Nismën e re e ka prezantuar kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirlliu në një konferencë për mediat, ku ka folur mbi risitë në buxhetin e vitit 2019. Teksa prezantoi këtë politikë të re, Rama e konsideroi të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm kontributin e masave të qeverisë në rrugën e reformave.

Në vitet 2000 unë pata lançuar si kryetar i bashkisë së Tiranës, çekun e bebes, 50 mijë lekë të vjetra, dhe mbeti aq sa ishte për shumë vite, madje mbeti një problem, dhe në malin e borxheve të mbetura ne kishim edhe një borxh prej 5 milion dollarësh për bebet që nuk e kishin marrë. Borxh që e shlyem. Asgjë më nuk ka ndryshuar në këtë politikë, që sot kthehet në rendin e ditës me një shumëfishim nga 1 janari 2019. Çdo çift do të marrë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë fëmija i dytë, dhe fëmija i tretë 1 milion e 200 mijë lekë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për një tjetër inovacion, në mënyrë që çdo bebe që lind në maternitetet e Republikës së Shqipërisë, do të regjistrohet aty, nuk do ketë lodhje deri në gjendjen civile, dhe do të marrë çekun aty”, – tha kryeministri Rama.



15 Comments

  1. Vazhdojne me sukses poliyikat sorrosiane te Velaij-Rama per popullimin me sa me shume rome e jevgjite te ketij vendi(perderisa shqiptaret po cajne ferren gjithnje e me shume dhe nuk po pjellin dot per shkak veshtiresish per te rritur familje e femije)!
    Suksese Monstra Sorrosiane!

  2. Po nese ben binjake, si llogaritet? Une degjova qe edhe kete pune do ta japin me koncesion, por nuk eshte vendosur akoma nese do jete Fusha apo Kastrati…

  3. Kryeminister mos na bej te qeshim me zor! Shqiperia qe ti drejton po braktiset, sepse ka nje klase politike te ndyre. Mund t’ja tregosh shqiptare se sa e ka kontributin shteti francez per nje foshnje? S’goxon te zesh ne goje! Do mbahesh mend ne histori per nje kryeminister qe boshatisi Shqiperine!

  4. Flet me te vjetra qe te duken shume. 40 mije leke thuaj. Ose 350 dollare. Me kaq, mjafton vetem te blesh pampersa per nje muaj. Pastaj vrisni veten. Nuk e shpeton dot zbrazjen e vendit duke shperndare therrime o trap. Hap pune. PUNE. Pune reale, jo skllaveri neper call centera dhe fasone. PUNE ne industri, ne kompani te verteta prodhuese, jo ne firma tregtare qe garantojne qe ne te jemi vetem nje vend qe konsumon dhe nuk prodhon asgje. Ja kete te besh. Idiot. Perndryshe, rri dhe shiko si do te ta fusin gishtin njerezit duke ikur aty ku ka pune dhe te te lene ty vetem me Cetin dhe Samirin duke u dhene ne menyre periodike me koncesion menderen tate.

  5. O z. KM po rregullo pagesen e leje lindjes se sa erdhet ne pushtet te paren gje qe bete ishte te shkurtoje pagesat. Pa këto filmat e tjera jane thjesht mburrje e kote… Leje lindja dikur ishte 80 % e pagës bruto, jue bete 80 % te pages neto

  6. shif kur tpjellin si leprat gabelet ne jevgjit tashi vetem me mor ato leket
    se nje familje e mesme qi e ka nda menjen mos me bo mo fmij nuk e ndrysho menjen per 400 mij lek.
    kurse jevgjit thojn hajd bojm i kalamo ne pim raki i muj rresht falas

  7. Keq te mos japesh e keq te japesh. O njerez te gjith e dim qe ato leke nuk na i zgjidhin hallet qe ka nje familje per te rritur nje femij. Po mos beni sikur nuk i doni.

  8. Shume pak e shume vone….
    Nese doni te jeni largpames
    Duhet patjeter te lidhet pension i perviteshem se paku per femijen e 3 trete se paku 120.000lek.

  9. Ne vitin 92 ne pushtet vjen saliu dhe nga shqiperia u larguan rreth nje milion banore,ju skifterat blu do e pranonit qe keta i largoje saliu.nuk mund te ndalosh njeri ne zgjedhjen qe ben per jeten e tij

  10. O-ju-SORRAT-MAVIne 1992 ularguan shume njerez nga ky vend nga qe jetonin te -”lumtur”ne vitet e socializmit tuaj o zagar Saliu i kishte fajin ?.Dhe me perpara u larguat ju pjelle e morrave te kuq se sa te tjeret .Po te largohen me mijra njerez ne vitin 2018 ky eshte skandal i kesaj pseudoqeverie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *