• |
ide | kryesore

‘Rifillon’ vettingu, kush është gjyqtari i radhës që kalon në ‘sitë’

Lajme, Të fundit



Pas një shkëputjeje rreth dy-mujore, zbatimi i ligjit të vettingut, pjesë e reformës në drejtësi do të rinisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të mblidhet në datën 3 tetor për të zhvilluar seancën dëgjimore me gjyqtarin e gjykatës administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjyqtari Ahmet Jangulli  është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Trupi gjykues i KPK do përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari.

Gjyqtari i Administratives do t’i nënshtrohet Vettingut për tre komponentë kryesorë siç janë pasuria, kriteri moral dhe aftësitë profesionale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *