• |
ide | kryesore

Shpërblimi për ata që lindin fëmijë, Rama kopjon idenë e Blushit, që dikur e talli…

Lajme, Të fundit



Në muajin qershor të këtij viti, kur Shqipëria ishte në prag zgjedhjesh parlamentare, Ben Blushi i cili drejtonte në atë kohë partinë politike “LIBRA” propozoi 1000 euro për çdo fëmijë të lindur, si një strategji për të nxitur rritjen e popullsisë. Sipas Blushit, stimulimi i lindjeve ishte i domosdoshëm për shkak të emigrimit masiv të viteve të fundit dhe rënies së numrit të fëmijëve që shqiptarët sjellin në jetë.

“LIBRA” doli madje edhe me një slogan: “Të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!”

Ben Blushi nuk është më kryetar i LIBRA-s, por kryeministri Edi Rama e përqafoi për herë të parë sot idenë e tij.

Në muajin qershor, Rama nuk pati koment për propozimin e tij por foli shumëcka me një foto, (ku shfaqeshin edhe meshkuj shtatzënë), duke e tallur në thelb nismën.

Lidhur me këtë foto ironizuese, sërish Blushi do të shkruante ndër radhë:”1000 EURO EDHE PËR EDI RAMËN”

Sot si rezultat i krizës demografike në vend, Rama u kthye mot a mot tek propozimi i Blushit. Ai është dakord deri diku edhe me shifrën 1000 euro sa kohë që për fëmijën e tretë, ka propozuar 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Rama e pranoi sot se një vendim i tillë (që hyn në fuqi më 1 janar të vitit që vjen) do të ketë efekt pozitiv për shtimin e natalitetit në vend. Ja pra historia përsëritet. Ajo që mbetet në këtë rast është “tallja” e Ramës me veten…

/Mapo.al/



2 Comments

  1. hperblimi me i madh ju takon atyre qe ju qojn grat xhelilve,roshit,doshit,prenges ,ndokes etj rilindas,por kush ja fut rames e deputetve te tij ne byth mer shperblim deputet.

  2. Ja pra si po lulezojne idete sorrosiane per nje Shqiperi me sa me shume rome evgjite etj, sepse shqiptaret po largohen masivisht dhe nuk e kane mundesine per te rritur me shume se 1 femije apo, me keq, per te krijuar familje.
    Bravo Veliaj-Rama-Sorros!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *