• |
ide | kryesore

S’kanë marrë rrogat, 600 punonjës të Bypass-it të Fierit drejt grevës së urisë

Lajme, Të fundit

Rreth 600 punonjës në ndërtimin e bypass-it të Fierit e Vlorës janë ngritur në protestë për të nëntën herë me radhë. Ata kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Protesta eshte zhvilluar në segmentin rrugor Mbrostar- Fier, aksi i cili është bllokuar për shkak të protestës.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën 2015-2016 nga kompania nën- kontraktore dhe se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen, atëherë ata do të hyjnë në grevë.

Protestuesit janë shprehur se ata nuk do të lejojnë vijimin e punimeve dhe do të futen në grevë urie pikërisht përballë Ministrisë së Energjisë, Industrisë e Transportit, të drejtuar nga Damian Gjiknuri.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu