• |
ide | kryesore

Themeluesit e Instagram largohen nga kompania

Paparazzi, Slider



Krijuesit e rrjetit social Instagram, Kevin Systron dhe Mike Krieger janë duke u larguar nga bordi i kompanisë. Gjigandi social i ndarjes së fotove u ble nga Facebbok në vitin 2012 për 760 milionë euro dhe në ditët e sotme numëron më shumë se 1 miliardë përdorues.

Kohët e fundit ka pasur raporte për marrdhënie të tensionuara midis dyshes krijuese të Instagram dhe Mark Zuckeberg, pronar i Facebook. Edhe pse ky i fundit teknikisht është zotëruesi i pjesës më të madhe të aksioneve të rrjetit social, Systrom dhe Krieger ishin në krye të kompanisë si drejtorë dhe gjithashtu ishin në krye të proceseve krijuese. Gjithsesi lajmi i largimit të tyre nuk ka qenë aspak i fshehtë dhe është postuar nga vetë ata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *