• |
ide | kryesore

VIDEO/ Brenda qendrës ku bëheshin masazhe erotike dhe seks, sa paguhej për 1 orë

Lajme, Të fundit



Tre femra janë arrestuar dhe burrë është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës ditën e djeshme, pasi dyshohet se ambientet e qendrave të masazhit që administronin, i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion.
Gjithashtu, shtatë punonjëse të këtyre qendrave janë proceduar në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm.

Njëra prej këtyre qendrave estetike, administratorja e së cilës është arrestuar, është edhe qendra estetike “Lefteria”, e cila ndodhet në Rrugën e Dibrës. Nga një kontroll i shpejtë vihet re se në këtë qendër estetike ofroheshin masazhe tërësisht lakuriq, videot e së cilave publikoheshin edhe në rrjetet sociale, për të joshur meshkuj të ndryshëm.

Si të mos mjaftonte kjo, “Lefteria” publikonte edhe foto “të nxehta” të vajzave që supozohej se punonin aty si masazhatore, por që dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me klientët, kundrejt shumave të caktuara. Në postimet e saj shfaqen vajza të reja me veshje provokuese, ndërsa reklamohet pjesa e masazheve relaksuese. Të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë 3 mijë lekë për 60 minuta.

https://www.youtube.com/watch?v=PhKehA4gRto&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *