• |
ide | kryesore

Video/ Dybala i rrëmben skenën Cristiano Ronaldos, Napoli në distancë parakalimi në ndeshjen direkte

Sport, Video



Juventus nuk ndalet dhe përmbush misionin e 6 (gjashtë fitore në gjashtë ndeshje) me një lehtësi të frikshme. Nuk ka gol këtë herë për Cristiano Ronaldon, por portugezi është njësoj i vlefshëm kundër Bologna, ndërsa Allegri merr sinjalin e duhur nga një tjetër kampion. Paolo Dybala shënoi golin e parë në kampionat, pikërisht ndaj skuadrës së cilës i kishte shënuar të fundit (sezonin e kaluar) dhe ky është gati aspekti më pak i rëndësishëm. Në rolin e tij, si sulmues i dytë argjentinasi bëri cfarë deshi: dribloi, shërbeu për shokët, krijoi hapësira, zbaviti.

Spektakolar edhe Matuidi, që sulmoi, mbrojti, ndërtoi, rrëmbeu topa. Ishte gjithnjë në vendin e duhur në momentin e duhur.
Cristiano Ronaldo e Joas Cancelo luajtën një ndeshje ku kualiteti nuk mungoi. Për CR7 nuk ka gol, por kombinimi me Dybalën e bën Allegrin të shpresojë.

Napoli fiton gjithashtu, e udhëhequr nga Lorenzo Insigne. Sulmuesi shënon përsëri, duke hapur rrugën e fitores për Ancelottin kundër Parmës.

Megjithatë dygolëshi i Milik është lajmi më i mirë për teknikun, në prag të betejës me Juventus në 29 shtator. Qendërsulmuesi polak duket i rikthyer në formën e tij më të mirë, duke i dhënë zgjedhjen e munguar Ancelottit, që ishte i privuar nga një 9 tipike.


Vazhdon të fitojë Lazio, që shkon të fitojë në Udine, ndërsa Roma merr më në fund suksesin që i jep frymëmarrje teknikut Di Francesco. Fitore 4-0 në ndeshjen e 600 të De Rossit, që u zëvendësua në minutën e 82, për ti dhënë standing ovation nga publiku i Olimpiko. Sukes edhe për Genoan, ndërsa vetëm dy ndeshje janë ndarë në barazim dhe pa gola.

REZULTATET
Udinese 1 – 2 Lazio
Roma 4 – 0 Frosinone
Atalanta 0 – 0 Torino
Cagliari 0 – 0 Sampdoria
Genoa 2 – 0 Chievo
Juventus 2 – 0 Bologna
Napoli 3 – 0 Parma

KLASIFIKIMI
1 Juventus 18
2 Napoli 15
3 Lazio 12
4 Fiorentina 10
5 Sassuolo 10
6 Inter 10
7 SPAL 9
8 Genoa 9
9 Sampdoria 8
10 Roma 8
11 Udinese 8
12 Parma 7
13 Atalanta 6
14 Torino 6
15 Cagliari 6
16 Milan 5
17 Empoli 4
18 Bologna 4
19 Frosinone 1
20 Chievo -1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *