• |
ide | kryesore

Zvicra akuzon Abramovic: “Lidhje me kriminalitetin”

Sport



Dy vjet më parë autoritetet zvicerane i mohuan Roman Abramovich kërkesën për tu bërë rezident në Verbier, fshat alpin i Kantonit Vallese. Pas një beteje të gjatë legale, që zgjati 7 muaj, gazeta locale Tamedia ka publikuar motivet e refuzimit. Në media citohet raporti i dalë nga policia zvicerane për llogari të pronarit të Chelsea, një relacion në të cilin Abramovich përcaktohej “një kërcënim për sigurinë publike e një rrezik për reputacionin e Zvicrës”.

Sipas Tamedia, Abramovich është i dyshuar nga autoritetet e sigurisë zvicerane për “riciklim të parave të pista e se ka marrëdhenie të ngushtë me organizatat kriminale”, nga ku vjen edhe një pjesë e madhe e pasurisë së tij, me vlerë 11,8 miliardë dollarë. Akuzat në fakt nuk janë pjesë e vendimit të gjykatës, por vetëm informacione të policisë. Por kanë mjaftuar që pronarit të Chelsea, një prej njerëzve më të pasur të botës, ti mohohet rezidenca në Zvicër.

Avokati i Abramovich, Daniel Glasl, ka replikuar menjëherë ndaj akuzave: “Cdo ndërtim faktesh sipas të cilave Abramovich është përfshirë në riciklim parash ose ka kontakte me organizata kriminale është krejtësisht false – janë frazat e thëna prej tij sipas The Guardian -. Abramovich nuk është akuzuar kurrë për këtë gjë dhe nuk ka precedentë penalë. Nuk ka patur kurrë, ose është akuzuar për lidhje me organizata kriminale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *