• |
ide | kryesore

Basha betohet LIVE: Nuk ka tjetër marrëveshje me Ramën!

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 se nuk do të ketë më asnjë negociatë me Edi Ramën.

Nisur nga analiza e Andi Bushatit se vettingu në politikë mund të jetë një shtrirje dore ndaj Ramës, Basha tha se nuk do ketë më negociata. Bushati tha se nuk është i besueshëm pasi kështu ka deklaruar edhe më parë.

DEBATI

Andi Bushati: Nuk duhet. Kjo e vettingut të politikanëve është një flluskë sapuni. Ose është një qasje naive ose një shtrirje dore për një marrëveshje të dytë me Ramën. Ajo që ju thoni dekriminalizmi, qe një dështim. Ju fituat dekriminalizmin, Rama fitoi zgjedhjet. Bëri një truk dhe solli një tjetër lloj krimineli në parlament. Prandaj çështja kryesore këtu do punojmë për të përmirësuar Edi Ramën, apo për të shporrur Edi Ramën. Ju jeni tek iluzioni që duhet të pastroni Edi Ramën, Ka marrë fund kjo histori. Jeni në barrikadën, do e flakni tej apo doni lëmoshë nga Edi Rama, doni tavolinë me Ramën?

 

Lulzim Basha: Kjo që shtron Bushati na çon në marsh të pestë tek procesi. Ajo që flisnim është përmbajtja. A duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin nga institucionet? Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën.

Andi Bushati: Nuk je i besueshëm. Se këtu në këtë studio thatë që nuk hyhet në zgjedhje me Edi Ramën.

Lulzim Basha: Më latë vetëm ju. Kam bërë betejën 180 ditë. Ju duhet të ndani shumë gjëra, që ka rëndësi t’i kuptoni. Nëse doni të largojmë Ramën dhe të vijë një tjetër Ramë që të bëjë dhe km dhe shoqërinë civile, atëherë nuk do ndryshojmë asgjë. Ne si opozitë nuk jemi këtu vetëm për të larguar Ramën por të mos vijë një tjetër Ramë. Duam të ndryshojmë sistemin.

Andi Bushati: Është propagandë. Do hysh e do dalësh katastrofë në zgjedhje.

4 Comments

  1. po pse te duhet marveshje tjeter ty me Ramen ? Marveshja e pare eshte shume e mire.
    Un do vjedh , ti bej gam gam , por jo me shume , dhe ne zgjedhjet e tjera e ke rradhen ti. Kurse une e le fare politiken . Me aq pare sa kam vjedh nuk kam me nevoje te rri ne politik.

    8 vite ne , 8 vite ju dhe populli 27 vite me gishtin e mesit ne goje.

    ju jeni te gjithe kurva

  2. Paska rreshkit I shkreti djale,dituria madhe qe mori ne hollande po I dalin nga veshet,por nuk bindet populli nga nje njeri qe nuk flet me zemer

  3. Psiqiatri eshte ai qe jep emerin, por si i pa emer” ti komentues. me ato qe ke shkruar, shihe veten, se duhesh vizituar per te patur llogjiken e degjimit e leximit te tjetrit. Aaaaa,, nese su vjen mire qe goditet psikokallemi ateher faji nuk eshte aty ku e kerkoni, shihni se ju ka genjyer me ndonje kocke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu