• |
ide | kryesore

Bashkia Tiranë i jep për ndërtim kompanisë Startek pronat e saj në Rrugën e Kavajës

Lajme, Të fundit



Bashkia Tiranë pritet të miratojë në mbledhjen e ardhshme një marrëveshje sipërmarrjeje me kompaninë Startek, që i jep të drejtë kësaj të fundit të zhvillojë disa prona të Bashkisë në zonën kadastrale 8250, në Rrugën e Kavajës. Në këmbim, Bashkia e Tiranës, si pronare, do të marrë 40% të sipërfaqes, që do ta përdorë për nevojat e veta.

“Bashkia Tiranë, në përmbushje të interesit publik, me qëllimin ushtrimin e detyrave të saj në fushën e zhvillimit dhe planifikimit të territorit konsideron të domosdoshme përfshirjen e parcelave në pronësi publike, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në zhvillim, së bashku me parcelat kufitare”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin.

Po sias relacionit, Kodi Civil dhe Ligji i qeverisjes vendore i miratuar në 2015, i japin mundësinë Bashkisë, që si pronare e parcelave të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do të zhvillojnë parcelat kufitare, duke pasur parasysh interesin publik dhe rritjen e vlerës së pronës sipas dobisë publike.

Bashkia zotëron në zonën kadastrale 8250 tre pasuri, me një sipërfaqe totale prej 1364 metra katror. Kompania, nga ana e saj ka lidhur në kufi me këto zona, një kontratë sipërmarrjeje me pronarët e tokës prej 862 m2,  për ndërtimin e një godine banimi dhe shërbimesh.

Në relacion thuhet se zona ka një pozicion mjaft të favorshëm në qytetin e Tiranës. Ajo aksesohet nga dy rrugë të rëndësishme “Muhamet Gjollesha” dhe Bulevardi Gjergj Fishta. Në tërësi godina do të ketë destinacion miks, banim dhe njësi tregtare dhe një kat parkim nëntokë.

Bashkia thotë se do ta përdorë pjesën e konsiderueshme prej 40% që do të marrë nga ndërtimet për nevojat e saj si kopshte, çerdhe, ose ambiente për strehim social. Kompania Startek është krijuar në vitin 2012, sipas QKB dhe në vitin 2017 deklaroi të ardhura totale prej 1.7 milionë eurosh.

Bashkia si pronare

Në bazë të një vendimi të miratuar në fillim të këtij viti, “Për përcaktimin e procedurës dhe negocimin me zhvilluesit privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet marrëveshjeje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, Bashkia e Tiranës mund t’i japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat. Nëpërmjet këtij modeli të zhvillimit të pronave të saj, bashkia thotë se synon që të përfitojë sipërfaqe ndërtimore, për programe sociale dhe ambiente për nevojat e saj. http://www.monitor.al/vendimi-bashkia-tirane-ti-jape-pronat-e-saj-per-ndertim-bizneseve-private/

Monitor



6 Comments

  1. Kontrate shume normale dhe e mire per bashkine.. Bashkia jep afersisht 2/3 e tokes dhe merr 40% te ndertimit.

    Edhe nje privat qe do jepte token per ndertim nje firme nuk do ti merrte kurre 40% te ndertimit.

    Shpresoj qe mos ta qelbin dhe kete lajm keta komentuesat e PD se nga cfare lexova nuk pash asgje te keqe ne kete kontrate. Nese do villni vrer dhe per kete kontrate atehere vertet jeni politikisht te verber , qe shani cdo gje qe ben kjo qeveri , e keqe apo e mire qofte.

    1. Llogjika pak a shume eshte e sakt . Por sot eshte e veshtire te besosh se prapa çdo veprimi nuk ka nje
      afere korruptive . Por mbi te gjitha , detyra jone nuk eshte qe ketyre politikaneve supertekorruptuar
      tu spostojme karrigen sa andej kendej por ti zbresim nga karrigja . Detyra jone eshte qe te jemi opozite me pushtetin (edhe pasi ta kesh votuar vete) , karrigja te deformon . Duke ditur se ku jetojme dhe ne ç’menyre jetojme dhe mbi te gjitha se ç’politikan kemi , eshte e veshtire(e pamundur) qe midis zhulsave te politikes te gjesh sikur edhe nje puritan te vetem .

      1. Me ke keqkputuar . Nuk marr persiper fare te analizoj nese ka apo jo korrupsjon ne kete ndertim. Une e analizoj kontraten me ato qe lexoj dhe me ato qe bashkia fiton.
        Perderi sa bashkia fiton me shume se sa mund te fitonte nje njeri privat qe ka nje truall dhe e jep ate per ndertim nga nje firme ndertimi ( pra nese bashkia fiton me shume se sa mund ti jepte tregu aktual i ketij biznesi) , atehere une them se bashkia e ka negociuar shume mire kete kontrate.

        Tani a ka korrupsjon ketu ?…. Une them se ka… Pse ?
        Sepse asnje ndertues sot nuk te jep 40 % te ndertimit ( gati 15 % me shume se tregu i sotem) , aq me shume qe bashkia ka vetem 2/3 e tokes pa marre nje ‘ dhurate ‘ mbrapa.

        Une mendoj se kontrata e vertete eshte : Ti hajde ketu , nderto, pastro parate , une nuk do ti kontrolloj parate e pista qe ti do investosh , por dua 40% per bashkine dhe 10% per veten.

        Une mendoj se kjo ka ndodhur.

  2. hahahah jo po do vijme ketu ti themi bravo rilindjes kot.
    or karallo ketu komentimet jane per korrupsionin , krimin drogen, etj nuk vihet ketu per ti bo fresk rilindjes. koqe kanari.

    sot perqindja eshte 45 – 50 me qe ra fjala.

    Parimi baze, cdo gje qe del ne formen e aseteve dmth para ose mall minimalisht duhet 10% e lart. ketu smund te abuzojne dot

    1. Hajde se kam nje toke ( shtepia private tek Ali Demi ) afersisht 900 m2.. Ma merr ti persiper te ndertosh aty , te nxjerresh te tera lejet e me the e te thashe dhe une dua vetem 35% te ndertimit .

      Nga e nxorre kete ti qe kush jep token merr deri 50% te ndertimit mbi te ? Ne cilin qytet jeton ti ?
      Po tallesh ti apo vertet genjen vehten ? Dhe me e forta qe bashkia aty ka vetem 2/3 e truallit jo te tere truallin.

      Ja pra doli njeri qe

  3. Po mare nga Monitori i Orneles se Varuzhan Piranjanit eshte shkrimi . Ca prisni me shume ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *