• |
ide | kryesore

Bëhuni gati! Del data kur hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane

Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë njofton datën e hapjes së aplikimeve për Lotarinë Amerikane. Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada thotë se nga data 3 tetor deri në 6 nëntor, mund të kryhen aplikimet.

“Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *