• |
ide | kryesore

Dorëzohet Ceferin, VAR do të vendosë në Champions nga 2019

Sport



Var është gati të vendosë edhe në Champions League. Ka mbërritur në fakt edhe aprovimi përfundimtar për sezonin 2019/20 nga ana e Ekzekutivit Uefa për aplikimin e teknologjisë në fushë. Presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, gjatë shortit në Montecarlo e kishte përgënjeshtruar. Sipas numrit 1 të Uefa-s arbitrat nuk janë akoma gati e kompeticioni nuk mund të garantojë impiante e struktura të të njëjtit standard, por aprovimi tashmë është zyrtar.

Duke filluar nga sezoni 2019/20, duke filluar nga playoff i gushtit të ardhshëm (për Europa League debutimi shtyhet edhe një vit): debutimi zyrtar i VAR në një kompeticion Uefa do të jetë në Superkupën Europiane në program në 14 gusht në Stamboll.
Disa detaje duhet ende të përcaktohen, por siguria është që nuk do të ketë një seli të centralizuar si në Botërorin e Rusisë, por një sallë Var në cdo stadium të skuadrave që do të marrin pjesë në playoff e në fazën e grupeve. “Kemi besim që hyrja e VAR në gusht 2019 do të na japë kohë mjaftueshëm për të ndërtuar një sistem solid”, ka deklaruar Ceferin.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *