• |
ide | kryesore

“Forca e Ligjit” në Vlorë, kontrolle për personat në kërkim

Lajme, Të fundit



Operacioni “Forca e Ligjit” është përqëndruar në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur Forcat Speciale kanë zhvilluar kontrolle në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit. Ndërsa janë ngritur dy postblloqe të mëdha në zonën e Xhamisë dhe në rrugën Transballkanike.

Bëhet e ditur se aksioni është zhvilluar për arrestimin e personave në kërkim, me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.

Deri tani asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa pritet që policia të japë detaje në orët e mëvonshme.

Po ashtu në orët në vijim pritet që të ketë edhe ndërhyrje në disa objekte ku ka informacione.

Së fundmi, “Forca e Ligjit” shkatërroi bandën “Bajri”, e cila operonte në Shkodër dhe konsideroheshin si një nga grupet më të rrezikshme kriminale në veri të Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *