• |
ide | kryesore

Gratë e famshme që kanë qenë viktima të dhunës

Paparazzi, Slider



Dhuna në familje është një fenomen të cilin zakonisht e lidhim me shoqëri jo shumë të zhvilluara, me familje me nivel të ulët kulturor e ekonomik. Por kjo nuk i përjashton medoemos shoqëritë e vendeve të përparuara, ashtu sikurse nuk përjashton as personazhet e famshëm.

Në vijim po ju tregojmë disa prej vajzave e grave të famshme që kanë qenë viktima të dhunës në familje dhe kanë pasur forcën e kurajon për të folur hapur:

Rihanna

Syri i nxirë i Rihannës ka bërë xhiron e botës në vitin 2009.Ajo u godit nga i fejuari i saj në atë kohë, Chris Brown. Rihanna vendosi të flasë publikisht për të gjithë vajzat e tjera si ajo që kanë pasur të njëjtin fat.

Amber Heard

Amber u divorcua ne vitin 2016 nga Johnny Depp  prej të cilit tha se u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht.

Depp  e ka mohuar gjithmonë që ka qenë abuzues ndaj saj, pavarsisht se shenjat në trupin e saj vërtetonin të kundërtën.

Heard i ka shkruar një letër më pas një prej viktimave të dhunës në familje, duke i thënë “nuk je vetëm dhe nuk do jesh kurrë vetëm, dua që ti ta dish këtë”.

Charlize Theron 

E rritur në Afrikën e Jugut, me një baba të dhunshëm dhe të alkoolizuar, Charlize preket sa herë dëgjon për dhunën në familje.

Një mbrëmje kur i ati u kthye në shtëpi i dehur, gruaja e tij Gerda e qëlloi me armë, duke e lënë të vrarë.

Nuk ishte hera e parë që babi i aktores kthehej në shtëpi i dehur, duke i kërcënuar se do i vrasë.

Kjo ngjarje traumatike ka bërë që aktorja të  bëhet më e forte nga sa ishte më përpara.

Christina Aguilera

Christina është rritur me një baba që ka ushtruar dhunë fizike si ndaj saj e po ashtu dhe ndaj mamasë së saj.

Një ditë mamaja e Christinës u kthye në shtëpi dhe e gjeti atë me syrin e gjakosur  sepse babai i saj donte të flinte dhe e gjykonte Christinën si shumë të zhurmshme.Shumë vite më pas, tashmë Aguilera nuk ka më frikë të flasë.Kjo situatë dramatike e ka shtyrë atë të jetë versioni më i mirë i saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *