• |
ide | kryesore

I kritikuar e i dëmtuar, Marcelo tani rrezikon formacionin tek Real

Sport



Ky sezon nuk ka nisur mirë për Marcelon e në klubin e Santiago Bernabeu po humbasin durimin kunddrejt tij. Braziliani rrezikon seriozisht vendin si titullar në mbrojtjen e Real Madrid dhe analizën e bën AS, që shpjegon se Marcelo në fazën ofensive vazhdon të bëjë diferencën, por prapa i ka shtuar shumë neglizhencat.

Në ndeshjen kundër Sevilla mbrojtësi i majtë është thërritur vazhdimisht nga Lopetegui e si në 1-0 e Andrè Silva ashtu dhe në 3-0 finale të Ben Yedder golat kanë ardhur në krahun e tij. Një seri pozicionimesh të gabuara, ose shpërqendrimesh, që rrezikojnë ti kushtojnë shumë lojtarit të sapozgjedhur në 11 më të mirët e FIFA-s për të pestën herë, të tretën radhazi.

Si për ta komplikuar edhe më shumë situatën, mbrojtësi është dëmtuar dhe nuk është e sigurtë nëse do të jetë në dispozicion për përplasjen me Colchoneros. Është e vërtetë se fantazia e Marcelos mund ti bëntë punë Real kundër një skuadre shum të mbyllur si Atletico, por braziliani mund të humbasë nga sytë Griezmann, në më shumë se një rast. Ndaj në këtë pikë Lopetegiu mund të vendosë ti japë më shumë shanse Nacho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *