• |
ide | kryesore

Ish-oficeri Nuhu: Në fillim më kërcënuan, pastaj më ofruan para për të mbyllur gojën

Lajme, Të fundit



Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka denoncuar në një lidhje me telefon në emisionin “Opionin”, se i kanë ofruar para në kërkim të heshtjes, një ditë pas intervistës së tij.

“Më kanë kontaktuar permes celularit njerez të mi të njohur edhe më kanë ofruar para”, – tha Nuhu dukes htuar: “më kanë thënë që kundrejt shpërblimit hap gojën sa lekë do dhe mos e përmend emrin”.

Fevziu: Kur?
Nuhu: Sot, sot.
Fevziu: Po thuaj emrat!
Nuhu: S’mund ta them emrin se janë lidhje shoqërore të miat. E pamundur që ti nxjerr se ata jetojnë në Shqipëri
Artan Hoxha: Atë njeriun që të ka çuar Taulanti, atë thuaje.
Nuhu: S’mund ti nxjerr emrat…

Ish-oficeri i policisë tha se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij. Takimi mes tyre ka ndodhur në një lokal në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?
Emiljano Nuhu: Më morën në telefon nga Ëhatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për arsye sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.
Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?
Emiljano Nuhu: E njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.
Pyetje: Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?
Emiljano Nuhu: Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publikon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.
Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?
Emiljano Nuhu: Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.
Pyetje: Si hyri në komisariat?
Emiljano Nuhu: Sa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.
Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?
Emiljano Nuhu: Ka kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.
Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?
Emiljano Nuhu: Punonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.
Pyetje: Balla iu ka paditur për shpifje?
Emiljano Nuhu: Është e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.
Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?
Emiljano Nuhu: Ka qenë disa herë.
Sipas pretendimit të ish-oficerit, ai u kërcënua nga deputeti Rraja dhe njerëzit e tij pasi tentoi të arrestonte djalin e deputetit për akuzën e dhunimit të ish të dashurës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *