• |
ide | kryesore

Ish-polici Emiljano Nuhu flet LIVE nga arratia: Kam prova të tjera që implikojnë deputetët e PS

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-nënkomisari i policisë Emiljano Nuhu foli në një lidhje LIVE me emisionin “Opinion” nga arratia. Ai ka pranuar se ndodhet në një vend të Bashkimit Europian dhe ka lëvizur nga shteti zviceran, ku u përfol se ndodhej.

Intervista:

Është përdorur kjo histori për të fituar azil?

Kjo nuk është e vërtetë, se nuk e kam pasur kurrë në plan. Kam ardhur brenda ditës në datë 12 shtator 20018, pasi kam marr informacion që më është porositur një vrasje për të më ekzekutuar.

Nga e mësuat?

Nga rrjeti im sekret informativ. Arsyeja ishte se isha kërcënuar në zyrën time nga Xhelal Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Që ky informacion të mos merrej vesh donin të më ekzekutonin.

Si është e vërteta e takimit në një lokal në Tiranë?

Më morën në telefon në ëhatsapp, por jo ato që nxori zoti Hoxha. E pranova takimin dhe për arsye sigurie e lashë në lokal.

Përse nuk e njoftove patrullën, meqë ishte kërcënim?

E njoftova më pas patrullën. Bëra njoftim institucional. Vura në dijeni prokurorin e çështjes. Shkova në komisariatin Nr. 6, sepse ajo zonë e mbulon unazën e re.

Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar kurrë…

Jam takuar. Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë.

A keni dokumente që e vërtetojnë këtë?

Kam dokumente, por në një kohë të dytë do t’ja paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media.



1 Comment

  1. Kaq budalla e dine kete oficerin Balla me kompani.Kush te jep azil ne EU pa provuar me fakte se ke qene ne rrezik jete?Shume shpejt do dalin provat ne favor te oficerit (ato qe ai i ka mbajtur)dhe cfare do thote pastaj Balla dhe ai katundar-deputeti i Krujes?.Rilindja provoi dhe provon cdo dite qe eshte nje bande kriminale,qe vjedh dhe shperdoron parate publike,qe ka cdo dite skandale shteterore,ku cdo individ qe mbron ate shperblehet nga parate publike dhe eshte i paprekshem dhe kush e kundershton diskriminohet dhe vuan gjithe hakmarjen e ketij palo shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *