• |
ide | kryesore

Lubonja – Bashës: Me oligarkët jeni të gjithë të përfshirë

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, përballë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për oligarkët dhe nismën e PD-së, për t’i goditur ata. Lubonja i tha Bashës, se oligarkët janë të Ramës sot, por ishin të Partisë Demokratike. dje.

“Meqenëse keni folur shumë për oligarkët, një nga ata që keni përmendur ju, një Ulaj, që i paska marrë koncesionet e Valbonës nga Sali Berisha. Çështja është këtu, e para ky është sistemi që është ndërtuar në Shqipëri dhe ju e dini shumë mirë.

Të dyja partitë politike kanë qenë të lidhur me oligarkët. Këto parti janë mbajtur nga këto oligarkë, që kur ishit ju në pushtet ,ishit më shumë të ndarë dhe i jepnit të dyjave palëve kur ishte dhe Rama në Bashki. Tani ka ardhur momenti që këta i ka kapur qeveria dhe ju jeni braktisur. Populli ka memorie”, – u shpreh Lubonja.

Analisti tha se denoncimet nuk mjaftojnë sepse populli është ngopur me to, pasi të njëjtat premtime kishte edhe Rama para se të vinte në pushtet.



2 Comments

  1. te paret jan ljubinja e bushati shto ykkun e enverit rakipi keza e kan gojen ngjitur per byth te oligarkeve por bejn te pa varurin siq benin roshi,doshi,frroku,rama e tahiri.

  2. Ari qelbesira rrote kari ,eshte nje mbeturina qe ha ngjal dhe presh te pagatuar.Ari funderrina, nuk mund te ofendoj gazetart dhe analistat qe punojn nate e dite per demokracin dhe fitoren e opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *