• |
ide | kryesore

Mjaft më me shtete të shpërndara, Europiani 2024 i takon Gjermanisë

Sport



Gjermania ka fituar të drejtën për organizmimin e finalve të kampionatit Europian në 2024, duke mundur konkurencën e Turqisë. Do të jetë hera e dytë që kompeticioni më i rëndësiëshëm kontinental do të luhet në tokën gjermane, pas edicionit të 1988 në të cilën triumfoi Hollanda. Edicioni 2024 kthehet të jetë fiks në një shtet, ndërsa në 2020 do të jetë i shpërndarë në Europë me finalen në Ëembley.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin. Europiani 2024 do të jetë me 24 kombëtare dhe përbëhet nga 51 ndeshje. Do të luhen ndeshje në Allianz Arena të Mynihut, në Signal Iduna Park të Dortmund, në Olympiastadion të Berlinit. Qytetet e tjera janë: Gelsenkirchen, Stuttgard, Hamburg, Dusseldorf, Këln, Lejpzig e Frankfurt.

Për Gjermaninë është turneu i katërt i organizuar, pas Euro 1988 e dy Botërorëve (1974 e 2006). Për Turqinë një tjetër zhgënjim, pas atij në 2016 përballë Francës organizatore të Europianit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *