• |
ide | kryesore

“Ose ai ose unë”: Mourinho kërkon mbështetjen e United në konfliktin me Pogba

Sport



Në Old Trafford një mes Jose Mourinho e Paul Pogba është i tepërt. Raporti mes tyre ishte i paqendrueshëm që në fillim, por pas zhveshjes nga shiriti i kapitenit që portugezi i bëri mesfushorit si pasojë e sulmit të Pogba pas zhgënjimit me Ëolves, ka bërë që tekniku të kërkojë ndërhyrjen e Manchester United. Zakonisht është trajneri ai që paguan në krizë rezultatesh, por Special One e ka vendosur shoqërinë me shpatulla pas muri…

Dy personalitete me peshë, me dy prokuratorët më të fuqishëm në botën e futbollit dhe një sezon që projektohet shumë i komplikuar pas vetëm një muaj e gjysëm lojë. Sipas asaj që raporton The Sun, zgjedhja mund të mos vonojë. Mourinho ka kërkuar ndërhyrjen e shoqërisë. “Ose unë ose Pogba”, një situatë që të kujton përplasjet e dikurshme Ferguson me Beckham apo me Roy Keane. E pikërisht si Sir Alex, vazhdon tabloidi, Special One pret mbështetjen e drejtuesve të Djajve të Kuq, në atë që është kthyer në një provë force.

Madje më tepër, sepse do të jetë prova për të kuptuar nëse Manchester United ka vërtetë besim tek tekniku apo mezi pret ta shkarkojë.

Mourinho për momentin fiton betejën mediatike, sepse në Angli shumë ish-kolegë dhe opinionistë janë rreshtuar me portugezin. Jamie Carragher beson se francezi “luan për vete e jo për skuadrën” e “nuk është aq i mirë sa mendon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *