• |
ide | kryesore

PD po bën lojë, ky parlament nuk duhet pastruar, por duhet shkatërruar

2, Ide



Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një loje me mullinjtë e erës. Ajo është vetëm një lëvizje propagandistike që do të vërtetojë një gjë që nuk ka mbetur asnjë shqiptar që nuk e di: se kjo qeverisje është e lidhur kokë e këmbë me krimin.

Po le ta harrojmë këtë për një çast dhe të imagjinojmë sikur kjo nismë mund të ketë sukses real. Sikur Rama do të pranojë ta votojë atë projektligj që e godet në thembrën e Akilit. Se ai as nuk do të sorrollasë procesin në Venecia, as nuk do të fusë shkopinj nën rrota, as, siç mund të ndodhë në ëndrrat më të bukura të çdo opozitari, nuk do të manipulojë procesin duke i lënë të bien një nga një ministrat dhe deputetët e tij, që kush më shumë e kush më pak e kanë një lidhje me botën e nëndheshme.

Pra, le ta shfrenojmë fantazinë deri në fund dhe të hamendësojmë se PD-ja arrin një sukses absolut në nismën e saj.

Po pastaj ç’do të ndodhë?

Ja do të largohen disa ministra dhe deputetë nga politika.

Po a pyet kjo shumicë për gjëra kaq të vogla?

Asaj nuk i është dridhur qerpiku nga tërmete më të mëdha, si largimi i një dyzine figurash kryesore dhe deputetësh nga ligji i dekriminalizimit.

Asaj nuk i ka hyrë gjemb në këmbë nga vërtetimi i akuzave për kanabizimin dhe implikimi i ish numrit dy të qeverisë, ministrit të Brendëshmëm, me bandat e trafikantëve.

Këto aksione reduktohen thjesht në “lajme të bezdisshme”, kur qeveria ka në dorë edhe të gjitha mediat e mëdha që e shuajnë rëndësinë e tyre, edhe oligarkët që financojnë blerjen e votave, edhe kriminelët që kryejnë manipulimin e tyre.

Pra askush nuk do të shqetësohej nga ngadhënjimi i aksionit opozitar.

Nga ana tjetër, vetëm ndonjë i marrë mund të shpresojë se suksesi i tij do të mbërrinte deri sa të këpuste kokën e Ramës. Sado që kryeministrit aktual mund t’i vërtetohen me lehtësi lidhje me botën e nëndheshme, sado që ai të gjykohet për alibitë që ka shpikur për disa akte kriminale në këtë vend, ai nuk mund të preket nga kjo nismë.

Sepse që ajo të funksionojë, duhet minimalisht edhe vullneti i tij, përveç votave të tij.

Dhe historia e politikës e ka vështirë të numërojë raste të liderëve që bëhen viktima të marrëveshjeve që firmosin vetë. Arafati u amnistua nga gjithçka kishte bërë, pasi firmosi paqen me Rabinin, Klarku po ashtu, pasi u ul në tryezë me Mandelën, e njëjta gjë ndodhi me Milloseviçin në ditën që pranoi të nënshkruajë Dejtonin.

Këto pak shembuj ilustrues dëshmojnë se rregulli i pashkruar i politikës, sipas të cilit aktorët e marrëveshjeve nuk bëhen kurrë viktima të tyre, do të qe i vlefshëm edhe për Ramën, nëse ai e pranonte, pa hedhur vickla, propozimin e PD për Vettingun e politikës.

Po ç’do të ndodhte në një rast të tillë?

Këtë e dinë të gjithë, sepse ky është një film i parë. Rama do të mbetej në pushtet më të njëjtat banda, oligarkë dhe TV pas vetes dhe as do të çante kryet për ata ata pak hyzmeqarë të rilindjes që do t’i hidhte pas si limonë të shtrydhur.

Pra PD, në fund, do të përsëriste fabulën e turpshme të para 18 majit, kur u betua se nuk hynte në zgjedhje me Ramën dhe e gënjyen me kokat e pavlera të disa ministrave.

Pikërisht disfata e një viti e ca më parë, e dënon opozitën që të mos bëjë të njëtën lojë.

Ky parlament dhe kjo mazhorancë as mund të korrigjohen dhe as mund të pastrohen. Ata vetëm mund të luftohen deri sa të shkatërrohen. Dhe rruga e vetme për këtë nuk është më propozimi i nismave të reja. Rruga e vetme që ka mbetur është edhe më radikale sesa thotë Berisha me djegien e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhje.

Basha kundër Berishës, apo një lojë kukamshefti mes tyre?

Ajo fillon me daljen nga sistemi. Braktisja e pushtetit lokal që nuk shërben më, siç tregoi edhe rasti i anashkalimit të këshillit Bashkiak, për tokën rreth teatrit. Mosnjohja e një prokurorie që ka mbi krye një drejtuese, jo vetëm kamikaze, por edhe të paligjshme. Mos ankimimi në gjykata, për sa kohë ajo Kushtetuese nuk funksionon. Madje, madje, edhe dorëheqja e presidentit të nëpërkëmbur (nëse opozita ka forcë ta diktojë këtë).

E vetmja rrugë është që Rama të lihet fillikat, ashtu sikurse kërkoi në zgjedhet e vitit që shkoi. I shoqëruar vetëm nga kriminelët dhe oligarkët e tij, pa përmendur gazetarët që vazhdojnë t’i bëjnë fresk.

Çdo zgjidhje e ndryshme, është zgjedhje e një opozite të paguar, që nuk do të rrezikojë asgjë për të arritur qëllimin. E një opozite që vazhdon të shpikë farsa ligjore, vetëm për të vazhduar ta mbajë njërën këmbë brenda këtij sistemi, që e ka shndërruar në fasadë.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. I sakte si gjithmone.Shkrim proklamativ,qe ben thirrje per zgjidhje
    te probleme politike edhe menyre radikale,nese eshte e nevoshme,
    ndryshe,shoqeria shqiptare do te degradoje deri ne ate pike te
    pashprese,sa shpetimin do ta presi vetem nga te huajt.”Qeveria e
    rilindjes”eshte nje organizate mafioze,prandaj edhe çdo marrveshje
    me te,do te deshtoje.

  2. I sakte si gjithmone.Shkrim proklamativ,qe ben thirrje per zgjidhje
    te probleme politike edhe menyre radikale,nese eshte e nevoshme,
    ndryshe,shoqeria shqiptare do te degradoje deri ne ate pike te
    pashprese,sa shpetimin do ta presi vetem nga te huajt.”Qeveria e
    rilindjes”eshte nje organizate mafioze,prandaj edhe çdo marrveshje
    me te,do te deshtoje.

  3. Me ne fund to sos durimi Bushat,ti e ke ditur gjithmone qe cdo qeveri ben mareveshje te fshehta,si psh Berisha-Nano,Berisha-Meta,Rama-Basha etj etj qe gjithmone nderrohen karriket dhe po ato fytyra te zgjebosura(fut keto dhe kamaleonin Blushi) udheheqin,Teatri eshte nje vrime ne uje para burgut dhe keshtu opozita (bashke me camet e ngelur) ben sikur keshtu apo ashtu,por burgu qendron mbi krye.Vete e hengrem kete mut me ere livandoje dhe kurverie,tashti mpreh lapsin apo parmenden ,eshte e kote.Kujt ti themi Presidentit hajdut,apo gjykates me flori?Pse do prishen gjithe ato lukse dhe qejfe per popullin ?Kurre me tha sorra.

  4. Na knoqet or quna t politikes dhe analist-gazetaris me kto lojna qi boni
    gjoja sikur shani njoni tjetrin . Kto I besojn vetem ata kokloqet militant partish.Ne tjeret u dhim tuj qesh me kto role fantastike qi luni .Jeni bo t gjith mjeshtra ju brezi mrapa viteve 2005 , shum mo teper se pseudosherret qi bonin n koh t mparshme tosi me salen .

  5. Që të demaskosh këtë qeverisje kriminale të Ramës, na qenka sipas Bushatit ” luftë me mullijtë e erës”
    Po pse nuk i hyp ti more Bushat “Rosinantit” e bashkë me Blushin t’ja “presësh kokën” Ramës ?
    Nuk do t’ja dijë Rama fare për ligj dekriminalizimi e për vetting politikanësh, thotë Bushati e këtu e ka një farë të drejte.
    Përse ?
    Sepse Rama e ndjen se po mbrohet nga opozita e opozitës si puna e Bushatit e Blushëve, Imamëve e Selamëve.
    Përmbysja e pushtetit vërtet se në këto kushte mund të bëhet kur pjesa dërmuese e shqiptarëve të dalin në protesta të fuqishme kundër kësaj qeverie të demaskuar krejtësisht, jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe nga mediat e nga elita intelektuale shqiptare.
    Nëse opinioni mediatik alla Bushat, e drejton koburen e kritikave njëlloj si ndaj mazhorancës së drogës, edhe ndaj liderit të opozitës, çfarë ka bërë me ketë ?
    Ka demotivuar lëvizjen opozitare shqiptare për ta lënë në pushtet Edi Ramën.
    Ky qendrimi i Bushatit, të kujton barcoletën e Nastradinit me gomarin e tij, që kur thoshte i kam dhënë ujë të ftohtë, i hidheshin e i thoshin, “obobo na e paske ftohur gomarin” e kur thoshte i kam dhënë ujë të nxehtë, “obobo” – i thoshin. “Na e paske djegur gomarin”

  6. Bushati, here pas here i ndjek shkrimet e tua, por kesaj radhe ke treguar vertet profesionalizem ne analizen qe i ben gjendjes politike dhe shoqerore ne Shqiperi. Besoj se shumica e shqipetarve jo militant partiak, nuk do i hiqnin asnje presje asaj qe thua, por do doja sikur dhe njeher te vetme ti dhe disa kolege tuaj te pranonit se kultin e Edi Rames ne Shqiperi e keni gritur ju gazetaret, me dashje apo padashje. Asnjeher nuk eshte vone per te pranuar gabime dhe kerkuar falje. Pasi vetem keshtu, mund te behemi nje shoqeri me e mire dhe e devoteshme per te ecur perpara.

  7. Andi eshte zonjusha me syte blue! Dhe kurvat politike nuk mund te shkruajne sakte! Ky Zigurr Qarri gjysem analfabet na poston te njejtin koment dy here njehere si qarri dhe nje here me “nessunno”,unnamed! Shkrim proklamativ qe ben thirje! O zigur je bere shume i famshem bashke me ari.

  8. Shkurt dhe sakte, Bushat.
    Luli thote do pys popllin. Ke popull do pysi e di ai. Per te mos e lene vetem ja po pergjigjet populli, zoti kryetar I Opozites (me te pabesueshme ne dynja):
    E vetmja rrugë është që Rama
    të lihet fillikat, ne mes te rrenijave te sistemit,
    ne shoqërine e kriminelëve dhe oligarkëve mafioze!!!

    Çdo zgjidhje e ndryshme nga kjo
    është zgjedhje
    e një opozite të kapur & paguar,
    që nuk lufton per te miren publike, per te shkaterru lidhjen e KRIMit & Mafies me Qeverisjen, sic ligjeron,
    por punon vetem & vetem per vehte.
    Sepse eshte gjysma e Bajges: dy Banda Mafioze qe mbajne njera tjetren!!!

    Një opozite që vazhdon gjun me cizme e lloqe e me bombaTymse ligjore,
    E shtyn diten duke bo verren e rradhes ne uje,
    si e shtjellon fare qarte Bushati,
    nuk eshte vecse nje vazhde me Qepallore …

    Keshtu pra,
    Z. kryetar I Opozites qe po pyt popllin:
    Neese vijoni me ojna Qepallore me ligjerime gjemuese:
    -digjni, shqyeni….
    Kreu Meduzes…
    Jaa s’e pranon
    ‘superdekriminalizuesen’….,
    (sado kurth I persosur duket),
    eshte vetem
    sharlatanizem impotent Mafioz !!

    Kujtese:
    ”Do verdalloset ca, pastaj do vije te une, Romeo, I’m Xhulia, ja ku erdha!. Keshtu e kemi ne!!”
    Kaq superlirisht e ligjeroi ket here edvini, me nji arrogance kopuku te sigurt.
    Ne mes te fushates na bilbilosi tjetrin sinqeritet: – Sa e du une lulin s’e doni ju….

    Ja fut kot, thu?!

  9. Nje gje nuk kam kuptuar kurre nga ti Bushat: Pse gjithmone merresh vetem me Opoziten?! Dhe poshtersia me e madhe eshte se e ben kete duke te ardhur gjoja keq pse ajo nuk eshte ne nivelin e duhur. Ik o nipçe, ik se te ka dale boja!

  10. akoma nuk e kuptojne disa qe fajin e ka lul basha i cili eshte ikapur dhe nen presioninm edi rames opozita nuk po ben opozit te paster, prandaj rama po tall lesht me popullin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *