• |
ide | kryesore

Policia zbulon gënjeshtrën e deputetit të PS-së: Njihet me nënkomisarin Nuhu, janë takuar në Tiranë (Deklarata)

Lajme, Të fundit



Deputeti i PS-së, Rrahman Rraja ka thënë sot gjatë intervistës për ‘Panoramen’  se nuk ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe nuk është takuar me nënkomisarin Emiljano Nuhu, ndryshe nga çfarë pretendon ky i fundit. Deputeti mohon gjithashtu të ketë ushtruar presion apo ta ketë kërcënuar nënkomisarin.

“Ju faleminderit që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik”, thote Rraja.

Ndërkohë Policia e Shtetit në deklaratën zyrtare të një dite më parë pranon takimin mes deputetit të PS-së dhe nënkomisarit.

“Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur. Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Ëhatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Pra, deputeti mohon të ketë njohje apo takim me nënkomisarin Emiljano Nuhu, ndërsa Policia e Shtetit pranon që ata janë takuar në një lokal në Tiranë dhe madje kanë shkëmbyer biseda në Whats App, të cilat janë pjesë e dosjes hetimore.

©LAPSI.al 

 



3 Comments

  1. ……Ndërsa llomet artan hoxhaa dhe ai veliu njëlloj si ky deputeti mohojnë se vajza është dhunuar.

    Nqs deputeti ka të drejtë, se mbron fëmijën e vet, po këta lapangjozët, a nuk e kuptojnë se janë shumë, shumë më të ligj se dhunuesit?

  2. Ketyre rilindasve deklaratat duhet t’ia u maresh me ze e figure se ndryshe thone qe e ka deformuar gazetari se ne telefon nuk u pergjigja keshtu. I jep ndonje lek gazetarit dhe kalon kjo pune. Qari i gazetarit, ndryshe e pret azili

  3. qfare ti ben tash i pa emer qe duhet ta han dhe mutin e rames por edhe te policis (trafikanteve) te xhaf geron fatmir edvin sajmir qorr habilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *