• |
ide | kryesore

Rasti Xhisiela dhe organizata e strukturuar e Rilindjes

1, 2, Ide



Nuk dihet ende nëse Taulant Balla zuri ndonjë peshk gjatë gjuetisë në liqenin e Ohrit, por çka rezulton tashmë e provuar botërisht, është fakti se rrjeta e Rilindjes nuk i kap peshqit që notojnë në ujrat e saj. Rasti i Xhisiela Malokut përbën një rekord të ri në listën e turpit të kësaj mazhorance që, në pesë vite me radhë, shqetësim kryesor ka patur mbulimin e krimeve dhe aferave korruptive të organizatës së Rilindjes.

Historia gati një vjeçare e dhunimit të një vajze të re, që jeton vetëm me nënën dhe motrën e saj, nga djali i një deputeti të Rilindjes, nxjerr në dritë angazhimin e strukturave shtetërore për të mbuluar krimin dhe për t’i mbyllur gojën viktimës. Vajza, pa asnjë mbrojtje tjetër përveç asaj që mendonte se mund të gjente tek shteti, është sorrollatur nga një komisariat në tjetrin vetëm për t’u dhënë kohë dhunuesve të saj, që nëpërmjet presionit fizik ta detyronin të tërhiqte denoncimin.

Prokuroria e ka pyetur vetëm një herë, një herë të vetme, ndonësë në dëshminë e saj tregohej me detaje sa herë ishte dhunuar, si e kishin mbyllur në një dhomë hoteli, e kishin goditur me pistoletë në kokë, e kishin djegur me cigare dhe e kishin kërcënuar të mos hapte gojën. Nuk janë pyetur edhe personat e tjerë që sipas dëshmisë ishin në dijeni për torturën e vazhdueshme ndaj Xhisielës. Dhe nuk është lëshuar asnjë urdhër ndalimi për djalin e deputetit të Rilindjes, që akuzohej direkt nga vajza si autor i dhunës fizike mbi të.

A mund të kuptohet nga një njeri normal se si një person i ngarkuar me të tilla akuza nuk arrestohet? A ka shpjegim logjik kur, po për të njëjtin individ, ka edhe rekorde të mëparshme kriminale, për të cilat madje është shpallur edhe në kërkim?

Veglat e propagandës mediatike të Rilindjes, që me kohë e kanë kapërcyer ylberin e ndërgjegjes profesionale, u kapën plot entuziasëm tek fakti se vajza e kishte tërhequr denoncimin dhe se ajo tashmë me djalin e deputetit rilindas ishin dy shokë të mirë dhe… me kaq çështja quhet e mbyllur. A mundet dikush, aq më tepër një gazetar, të mos e ngrejë të paktën dyshimin se përse një vajzë 24 vjeçare, me babain e vrarë kur ishte vetëm 4 vjeç, që i duhet të dalë e vetme në një zonë që as policia nuk e kontrollon dot, e tërhoqi denoncimin? A mbërrin deri këtu çnjerëzorja sa të mos ndjesh asgjë për viktimën, vetëm nga shërbimi për të nxjerrë të pafajshëm dhunuesin? Dhe a ekziston rast më hipokrit kur shfaq ndjeshmërinë se si Xhisiela është lënduar nga një status në facebook i Sali Berishës, por refuzon të shohësh shenjat mbi trupin e saj vetëm se ato mund të kenë për autor një pinjoll të organizatës së Rilindjes? “Ta mbrojmë Xhisielën nga ata që duan të bëjnë politikë me të, nga dhunuesit pak rëndësi ka. Denoncimi u tërhoq, krimi nuk ekziston”, dhe me kaq propagandistët e Rilindjes e kanë kryer detyrën e tyre.

Po a ka burrë, jo më një vajzë e re dhe e vetme, që në kushte të tilla nuk do ta tërhiqte denoncimin? Gati çdo ditë është e ngarkuar nga kronika e banditëve që veprojnë hapur dhe nuk u hyn gjemb në këmbë sepse i shërbejnë organizatës. Kërcënohen njerëz, u rrëmbehen pronat, qëllohet me armë shtëpia e gazetares, ndodhin vrasje dhe nuk zbulohen autorët, kriminelët hapin biznese e madje fitojnë edhe tendera publikë, e të gjitha këto përpara syve të njerëzve që ndihen të pafuqishëm.

Dhe Xhisiela, banorja e zonës më të zezë të krimit në Shqipëri, do t’i shkonte e vetme përballjes deri në fund me njerëz të armatosur me armë dhe pushtet politik? Në një vend me sadopak ndërgjegje qytetare, përveç zbardhjes deri në fund të ngjarjes kriminale, detyrim i parë do të ishte zbulimi se përse 24 vjeçarja e tërhoqi denoncimin.

Por ky hetim këtu tek ne do të përfundonte në ujrat ku peshkojnë sot gjuetarët e Rilindjes. Prandaj e gjithë zallamahia e propagandës bëhet për t’i turbulluar ato. Në ato ujëra do të shpinin edhe hetimet për skandalin e Sharrës, për deputetët që komunikojnë me banditët, për makinën e Saimir Tahirit, për shokët e Taulantit që dënohen për trafik ndërkombëtar droge dhe fitojnë tendera publikë, për vëllain e Fatmir Xhafës, për bandat në Elbasan, Durrës apo Vlorë. Por në vend të hetimeve, ne kemi marrë porcionin e bollshëm të propagandës, që e përhapin me të njëjtin entuziasëm si ata që e gatuajnë ashtu edhe ata që e shërbejnë.

Nuk ka rëndësi nëse Taulant Balla ka qenë ose jo fizikisht në komisariatin e Krujës për të mbyllur një aferë që prekte organizatën e tij. Mekanizmi është kurdisur të funksionojë njësoj edhe kur je për peshkim në ujrat e Ohrit apo për gjueti më të madhe në ato të Adriatikut. Kodi i këtij mekanizmi është i qartë: pjestarët e organizatës janë të paprekshëm. Rasti i Xhisielës shkon me të shumtit. ©lapsi.al



18 Comments

  1. enveri ju ipte mut dhe keta parti enver hec na dhjej dhe nji her ,tash rama ju jep kak e lesh negjmije dhe lloji i bertit bertet parti edvin o sa mir po na dhiiin.
    perparaaaaaaaaaa ne qenef negjmijeeeeee ku ka dhjer staliiiiiiiini enveriiii e ramizzzzzzzzzziiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii.

  2. Armandi si gjithnje brilarnt ne nje shtet hajdut,kriminel e mafioz. Do vij nje dit qe do ti paguani te gjitha, se edhe rregjimi komunist e quante veten te pavdekshem por ate dite duhet te shkoni jo te veshur si grate per ne Greqi por si burraceker te dhumshem vetem kur keni pushtet, pa te jeni hale

  3. Shkullak nderroje fotografiine se dukesh si “fakir fukara” tamam gomar.Rilindje dmth qe te futesh edhe njehere nga vrima qe te ka bere,nqs kjo eshte e mundur shqiperia do te ishte bendi i pare ne bote.Por,por,por kjo eshte nje gjepur qe asnje nuk e beson(as shkullaku dhe as rama).Mendoje vehten Shkulak qe ti te futesh dhe njehere andej nga ke dale dhe te ndyshosh pamjen prej idioti dhe gjuhen e qenve qe flet,?Nuk eshte e mundur,prandaj hic mos u merzit se nuk ka rilindje.Vajza e gjore eshte viktime e sistemit(si kjo ka plot) qe sido qe ta nderrosh akoma me keq do te behet.Nuk ka deputet pa nje ose dy dashnore ,nuk ka sojzes ne qeveri qe nuk vjedh ,nuk njeri ne opozite qe te mos ti kete keto veti te rralla te shqiptarit.Nje vajze ne Vlore e vrane fare sepse doli dhe tek TV i Cakult dhe tregoi emrat e policeve qe e pallonin dhe e perdornin edhe per agjente,dinte edhe kodet shteterore.Dicka duhet bere,por cfare.Bushati ka hequr dore nga shteti,Shkullaku medemek po fshikullon Ramen? Basha ishte merzitur shume ,biles Muli kishte filluar mobilizimin e OJQ-ve.E shkreta vajze qe ka mbrritur ne dore te qelbesirave.Mjere atij qe i ha bytha,

    1. Po,ashtu eshte,”Vajza e gjore eshte viktime e sistemit”.Por,çfar beri Rama per ta ç’rrenjosur,
      per ta luftuar kete sistem?-asgje!Perkundrazi,e stimuloi kete sistem,perderisa si askush me
      pare mblodhi rreth vetes te gjith llumin shoqerise shqiptare.Ne kohen e Berishes,horrat u
      inflirtruan vetem ne Polici,disa per imunitet,shumica per pasuri,duke vene gjoba.Kurse ne
      kohen e Rames,nuk u inflirtruan,por i mori Rama per dore,dhe i futi jo vetem ne Polici,por
      edhe ne politike,i beri Deputete dhe Kryetare Bashkie!Megjithate,ndryshimi eshte shprese,
      dhe kjo shprese solli Ramen ne pushttet,dhe do sjelli te tjere me pas.Detyra e drejtesise eshte
      qe te denoi ordineret e politikes,detyra e qytetareve eshte ti denoi me vote,t’ja shkurtoi sa
      me shpejt kohen e qeverisjes,dhe jo ti qendroi besnik plehrave edhe kur eshte bere muti Kala.
      Dhe ne raste te tilla si me qeverine e”rilindjes”, duhet te ngrihet dhe ta largoi me dhune,
      alternative tjeter s’ka.

  4. Si ka mundesi qe keta te PS sa here qe vijne ne pushtet lulzon krimi. Mbaj mend PD (edhe pse ata nje mut jan) te pakten Sokol Olldashi i shkerdheu brinjet te gjitheve dhe i rrasi Brenda.
    Ne mendimin tim KY RAMA DUHET TE JETE KOKA E KRIMIT PASI NUK KA SE SI TE KETE KAQ KRIM NE MBARE SHQIPERINE.

  5. Armand ke harruar skandalin nr.1, te parin fare te Rilindjes Ramiste, ne 2013, kur deputeti i PS Doshi u kacafyt me Ramen dhe denoncoi publikisht se aleati me i madh i Rames ne 2013, Meta, kishte porositur vrasjen e tij!!!!
    Si s’e paske kujtuar kete?! Shkrim OK gjithsesi

  6. Shqiptaret kane mbaruar si njerez fare na u shpif rraca jone nga keta rrac rrahja me shoke po jetime mor moterqira qe mereni me shullakun apo se keni per gje tu qi rropt partia juaj se ashtu jeni mesuar

      1. Po nuk ju vjen turp o qelbesira ROZE, Babalja dergoi ne burg Vellain e atij qe duhet te luftoje krimin…megjithese e mbron Rama..keshtuqe nderim Babales..

  7. Ka vërtetë jo vetëm në Shqipëri ku i gjen me shumicë ngjarje të tilla kriminale sadiste ndaj femrave por edhe në vende të zhvilluara, por nuk mund të gjesh ndonjë vend ku kryeprokurore të jetë një femër e prokurore e krimeve të rënda të jetë përsëri një femër, e të heshtin e të mos dënojnë publikisht krime të tilla.
    Të parët që mediat duhet t’ju kërkonin mendimin e tyre për këtë ngjarje kriminale skandaloze, duhet të ishin Marku e Prela.
    Një ish nënkomisar policie ka denoncuar me emra një deputet të PS, një kryetar bashkie po socialist me rekorde të herëshme kriminale, e numurin dy të PS Tao Pallën se e kanë kërcënuar me jetë nëse do të çonte denoncimin në prokurori, e këto dy prokurore nuk ndihen.
    Fakt tronditës është që në studiot televizive apo nëpër gazeta shohim fytyrën e Tao Pallës që në vënd që të heshtë e ti zhduket publikut shqiptar sëpaku nja një muaj pas kësaj që ka ndodhur, ulërin e akuzon opozitën se po i bikërka kot në qafë kësaj qeverie.

  8. Ore kur do i bllokoni keto komentet e sharesve me pagese nga dhoma War ne kryeministri? Eshte skandaloze, paguajme taksa qe shteti te punesoj njerez qe te shajne ata qe denoncojne skandalet e njepasnjeshme te rilindjes me gjuhen dhe argumentat prej injoranti qe keta shares i karakterizon!!! Sa per temen ne fjale, duhet te imagjinoni se çdo ndodh me kete organizate kriminale, qe quhet rilindje, nese do rri edhe kater vite ne pushtet. Shembullin e pasqyrojne pikerisht gazetaret qe analizon Shkullaku, te cilet ne mandatin e pare te Rames perpiqeshin me shume finese te mbulonin skandalet e rilindaxhinjve. Sot jane te njejtat kurva si Tan Hoxha & co, te cilet me shume arrogance dalin haptazi nga nje studio ne tjeter, ne mbrojtje te çdo krimineli te lidhur me Ramen dhe rilindaxhinjte e tij…

  9. Shkullaku si gjithnje brilant! Nje e vertete qe vret ashtu sic vret Rilindja cdo dite! Rama erdhi ne pushtet me bandat e krimit dhe keshtu qeverisi. Cdo dite ka nje histori krimi. Nuk kane ter sosur. As mos prisni. Ata jane krimi vet prandaj sa me shume te rrine aq me shume krime do bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *