• |
ide | kryesore

Trafik femrash në Itali, 50-vjeçari kapet në Fushë-Krujë i kërkuari ndërkombëtar

Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar në Krujë. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Flamur Korriku nga Tirana, i cili pas procedurave do të ekstradohet në Itali.

Policia bën të ditur se 50-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg.

“Korriku është kapur në Fushë – Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane,  i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, tha policia.

Ai akuzohet për tre vepra penale:

” Shfrytëzim prostitucioni”,

” Trafik femrash”,  “Krime kundër fëmijëve”dhe

” Fallsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. me siguri vellau i bertit me deshir pas porosis i ka derguar nenen,motren,e vellaun e mitur rshit per trafikim e perdhunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *