• |
ide | kryesore

Trump: Gati të ulim palestinezët dhe izraelitët në tavolinën e negociatave

Planet



Donald Trump u shpreh sot në favor të një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, duke u shprehur i bindur se palestinezët do të rikthehen në tavolinën e negociatave.

Gjatë një deklarate në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme vjetore në OKB në Nju-Jork, ai deklaroi se administrata e tij do të jetë në gjendje që të japë një plan paqeje për rajonin në dy, tre ose katër muaj.

Kjo është hera e parë që Donald Trump shprehet në favor të një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Palestinezët dhe bota arabe u revoltuan ashpër pas vendimit të tij për të kaluar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe për të njohur këtë të fundit si kryeqytet të Izraelit.

Jeruzalmi është qytet i shenjtë si për izraelitët, ashtu edhe për palestinezët myslimanë. Fotot e Trump dhe flamuri amerikan u dogjën në Palestinë. Vendimi i tij shkaktoi protesta të ashpra në Rripin e Gazës me dhjetra të vdekur.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Hapet ambasada e SHBA në Jeruzalem, mbi 40 palestinezë të vrarë në kufi me Gazën 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *