• |
ide | kryesore

VIDEO/ Taulant Balla përplaset LIVE me gazetarin Basir Çollaku: O peshkatar! O i shkretë!

Lajme, Të fundit



Kreu i deputetëve socialiste Taulant Balla është përplasur në një transmetim direkt në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Balla e mohoi të gjithë historinë duke e quajtur një skenar të sajuar.

“Nuk kam qenë fare në Fushë Krujë. Kam më shumë se një vit e ca që s’kam qenë në Fushë Krujë. As nuk e njoh fare, as e kam takuar asnjëherë dhe as kam pasur asnjë kontakt me këtë. Më vjen keq për këtë ish-policin e shkretë që e kanë përdorur kaq keq. Janë paguar 10 mijë euro për të më përfshirë në këtë skandal” – tha Balla.

Ndërsa gazetari Basir Çollaku që publikoi i pari dëshminë e ish-policit Emiljano Nuhu tha se do të kërkonte 10 mijë euro demshpërblim nga Balla për këtë akuzë. Balla e ka paditur në prokurori Çollakun bashkë me Lulzim Bashën dhe ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Kur u be dhe kjo spirre katunareske librazhdi ti beje presion gazetarit. Ikni mor funderrina se ju paska ardhur koha ju katundareve me tre klase shkolle koperative qe nuk dini te flisni e te mendoni tjeter vecse bagetise e bujqesise. Jo dhija jo tagjija. Phuuu far e poshter.

  2. Skandale pa fund, vetem kete vit, Tahiri, Teatri, Vellai i Xhafes, Taulant Balla, per te mos folur per genjeshtra ne ekonomi qe po bie vertikalisht…dhe viti nuk ka mbaruar Nejse sikurse thote Rama, kete radhe fiton prape..ha ha h a

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *