• |
ide | kryesore

Arrestohen piromanët e Sarandës, dogjën tokë bujqësore dhe pyje

Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy persona ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë një të tretë me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr. Në pranga ka rënë Ahmet Haxhiaj, 62 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i tij u bë pasi me datë 27.09.2018, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej disa hetkarësh (misër) në pronësi të shtetasit A.P. Policia ka arrestuar dhe Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe rreth 3 Ha (misër dhe shkurre) në pronësi të tij.

Ndërkohë u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë pasi dyshohet të jetë autori i ngjarjes më datë 26.09.2018, ku u dogjën me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *