• |
ide | kryesore

Berisha: Hetuesi i nënkomisarit Nuhut, një i shkarkuar për shkelje të rënda

Lajme, Të fundit



 

Ish-kryeministri Berisha thotë se nënkomisari Emiljano Nuhu do të hetohet nga SHÇBA prej oficerit Fatos Hasani. Ky i fundit thotë Berisha, duke iu referuar mesazhit nga ‘qytetari dixhital’, është përjashtuar nga radhët e policisë për shkak të shkeljes së betimit për detyrën që kryen.

Denoncuesi ka dërguar te Berisha dhe dokumentet ku shihet arsyetimi i lirimit të Hasanit nga detyra në vitin 2013 për shkak të shkeljeve që i janë gjetur.

“Z.Berisha, cila SHÇBA do ta hetoje rastin e oficerit Nuhu? SHÇBA e Durresit, qe ka oficerin me te felliqur dhe korruptuar te vendit, Fatos Hasanin? Ky oficer eshte futur ne pune vetem per te bashkepunuar me krimin dhe per te mbajtur ne kontroll me presione punonjesit e policise, te mos cenohen parcelat e kanabisit dhe nuk dihet sesi eshte ripranuar ne polici pasi ka qene i perjashtuar per “Shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policise”. Per perjashtimin e tij, ai i ka humbur te gjitha gjyqet e çdo shkalle gjyqesori dhe nuk duhej te ishte fare pjese e policise. Me date 19 shtator 2018 doli te “Fiks fare” duke i thene qytetarit ‘tru tallash’ dhe nuk u mor asnje mase ndaj tij. Mjafton te kerkoni emrin e tij ne Google dhe del qe ka humbur cdo gjyq per rikthimin e tij””.



1 Comment

  1. Rilindja ,, me urdher e deshire per rilindjen e kuqaleve, i ka grumbulluar tere garden e vjeter e ata bandite qe e perkrahin, vetem qe pushteti te jete i kuqaleve ,,, te tere ne cdo qelize te korruptuar, No koment.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *