• |
ide | kryesore

Çfarë thonë pas derbit të Tiranës presidentët Demi dhe Halili

Lajme, Të fundit



Edhe derbi i radhës i kryeqytetit foli për të kuqtë të cilët fituan minimalisht 1-0. Ishin të shumta reagimet pas ndeshjes dhe nuk kanë munguar komentet edhe nga numrat “një” të dy klubeve.

“Një tjetër ndeshje që nuk shkon mirë për Tiranën? Keqardhje për këtë. Edhe pse jemi të tensionuar është një skuadër që ka gati 18 lojtarë formacioni. Kontingjenti është i mjaftueshëm. Kjo ka qenë detyra ime për merkaton. Fati nuk desh. A rrezikon Ze Maria nga kjo ndeshje? Mendoj se është herët që të flasim për këtë” – tha presidenti i Tiranës, Refik Halili për Supersport.

Në një prononcim të shkurtër pas derbit, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka qenë mjaft entuziast, por ka qëndruar në një linjë me trajnerin Gega, duke shmangur presionin e titullit.

“Rëndësi ka që ishte ndeshje e bukur, ekipi fitoi me meritë. Të jem i sinqertë ishte një fitore për atë djaloshin, Leo, që t’i prihet shpirti në paqe. Për sa i përket titullit atë e ka Skënderbeu. Premio lojtarët kanë pasur gjithmonë”, – u shpreh presidenti Demi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *