• |
ide | kryesore

Derbi në “oborrin e shtëpisë” për Tiranën

Sport



Nga stadiumi, tek gomisteria e gjithë zona ka ngjyrat e Tiranës. Bardheblutë luajnë një derbi me Partizanin (sonte 19.45), por janë ata që ndihen në shtëpi, për më shumë se një arsye. Këtë përplasje klubi i Selman Stërmasit e ndjen të tijin. E ndjen sepse e luan në shtëpi, në stadiumin me emrin e legjendës së tij, në zonën ku gjithcka ka ngjyrat bardheblu. Atje ku Tirana është brand, aty ku edhe makinat kanë servisin e targuar “Tirona” e ku kafen e mëngjesit nuk mund ta pish me ngjyra të tjera, ku të gjithë janë të fesë bardheblu, e ku Tirana ndihet Zot prej një jete.

Ndoshta këto janë pak gjëra, por ndoshta janë edhe shumë, sepse janë pasazhe të jetës së përditshme ku emocionet dhe adrenalina i bën tifozët të harrojnë rezultatet dhe të mbështesin skuadrën e tyre. Tirana ka në favor gjithë ambjentin, pa folur që në 9500 zërat që do të brohorasin në stadium, vetëm 1500 do të jenë kundër.

Me pak fjalë Tirana luan derbin në shtëpi, në lagjen e saj, do të dali nga korridoret e stadiumit bardheblu, pranë zyrave ku është portreti i Selman Stërmasit dhe me ndjesinë emocionale që të jep kabineti i trofeve të klubit më të titulluar në vend. Por për t’iu rikthyer asaj ndjesie më parë duhet të fitojë…derbin.



1 Comment

  1. Cfare eshte ky lajm kaq joprofesional? Cfare eshte kjo gjuhe prej hartimi tetevjecareje. A jeni gazetare apo jeni zyra e shtypit e klubit te Tirones. Pfff.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *