• |
ide | kryesore

Dhunimi i Xhisielës, pse hesht Edi Rama dhe ERTV

Lajme, Të fundit



Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa javësh në qendër të debatit politik është zgjedhja e një gjykatësi në Gjykatën e Lartë. Brett Kavanaugh është propozuar nga Presidenti Donald Trump, por emri i tij është shoqëruar me debate të forta për shkak të dy denoncimeve nga gra të ndryshme të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht prej tij kur gjykatësi ishte student. E theksojmë: kur ishte student.

Mbi këtë çështje për të cilën kanë folur të gjithë janë ngritur pikëpyetje të shumta pasi mediat dhe opinioni publik pyet nëse këto akuza e bëjnë Brett Kavanaugh një emër denjë për të dhënë drejtësi.

Po në Shqipërinë tonë çfarë ndodh?

Prej të paktën 3 ditësh lajmet hapen dhe mbyllen me akuzën ndaj djalit të një deputeti të shumicës që qeveris vendin, i cili ka dhunuar një vajzë pa baba. Dhuna është konfirmuar tashmë edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Rrexhep Rraja e ka detyruar vajzën edhe të tërheqë denoncimin e bërë në polici ndërsa ish-nënkomisarit që e publikoi çështjen i janë vërsulur të gjithë kundër. Policia, prokuroria, SHÇBA-ja, mediat pro-qeveritare dhe mazhoranca në korr thotë se ai është një dezertor, shpifës, i paguar dhe i përdorur politikisht.

Babai deputet i mohoi akuzat se e ka kërcënuar policin në zyrën e shtetit në disa intervista. Taulant Balla një tjetër emër i përmendur në këtë skandal, shfrytëzoi ekranet e emisioneve më të ndjekura të së enjtes për të hedhur poshtë akuzat se kishte qenë i pranishëm në komisariatin e Fushë Krujës kur polici intimidohej. Ka folur edhe kreu i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi që gjithashtu hodhi poshtë çdo akuzë. Ka folur pa reshtur opozita dhe një pjesë e vogël e shoqërisë civile.

Vetëm njëri hesht.

Kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asnjë fjalë deri tani për këtë çështje. Asnjë fjalë. As në Facebook. As në ERTV. Mungon minimumi edhe një koment nga ato shabllonët që nis me fjalët “të hapur për të hetuar deri në fund” dhe përfundon me “drejtësia të thotë fjalën e saj”.

Nga një vështrim i shpejtë vetëm të premten Rama pati dy aktivitete publike, njërin për agroturizmin në Prespë dhe tjetrin me të rinjtë në Korçë që zgjatën gati një orë secili. As në këtë të fundit nuk e përmendi dhunimin e një vajze të re nga djali i një deputeti të radhëve të tij. As edhe si detyrim i kërkesës së vazhdueshme të opozitës.

“Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për show nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat”– thoshte ndër të tjera deputetja Grida Duma në një deklaratë nga selia blu gjatë ditës.

“Kryeministri ky gënjeshtar pa shërim kishte deklaruar se do ti largonte te tijët të përfshirë në skandale menjëherë. Po ku ka mendere ky. Ky është njësh me përdhunuesit” – shkruan kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili në Facebook.

“E gjithë vëmendja për ju” është slogani i fushatës së kryeministrit Rama që ka nisur, por mesa duket Xhisiela bën përjashtim. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Hesht Kryeministri,ai qe e solli llumin e shoqerise shqiptare ne politike,sepse vetem me cuba,
    vetem me familje te forta i merrej pushtteti Berishes.Por harroi,se po erdhe me ndihmen
    llumit ne pushttet,mbetesh peng i tij.Dhe kurresesi nuk mund te shfaqesohet,se keto birbo jan
    inflirtruar pa dijenine e tij,perkundrazi,ka qene pikerisht ai qe i ka marre per dore.Vetem llumi
    afrohet me llumin.Edhe Rama vete eshte llum,megjithese i veshur me mantel intelektuali fiktiv.
    Armando Prenga,Tom Doshi,Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,
    Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luiza Xhuvani,Artur Bushi,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,
    Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla…..Edi Rama,Erion Veliaj….

  2. PO RAMA ESHTE VETE KRIMINEL, AI KRIMINEL KA ZGJEDH KRIMINELE QE TE VIJ DHE TE MBAJE ME DHUNE PUSHTETIN. NJERI TOTALISHT I KRIMINALIZUAR DHE SPECIE PER FERR.

    ISHALLA SE KA TE GJATE.

  3. Heshtja eshte aprovim i ngjaries reale, e mbase e ka vrare ndergjegja kafshen me fytyre njeriu. Eshte konsumuar shume duke i mbrojtur, e u mbrojtur nuk ka me arsenal genjeshtrash e alibi, qe te genjeje nje popull. Me sa duket po kapitullo bashke me turren e bandave, drogmeneve, e mafizeve qe i sherbejne qorras. Kjo do jete shpetimi, vetem largimi.

  4. …..mire Rama, qe nuk foli…
    Po me ben pershtypje Lali Eri…..i cili i shkrojti edhe Bashkimit Evropian per rastin e asaj karakurves nga Kavaja, Gisela….dhe ne kuadrin e solidaritetit njerezor nuk tha asnje gjysme fjale per jetimen nga Kruja

  5. kjo eshte me pyetje idjote pse nuk flet Rama?
    ore gazetare ju e dini se cdogje qe del ne skene e para qe jep fjalen per nje ceshtje eshe gjykata edhe prokuroria, apo te dali edhe kjo nje genjeshter, atehere cfare i mbetet KM Rama?, te jemi te drejte kryemnistri flet kur cdogje eshte e vertetuar nga policia edhe prokuroria, jo kur na do bytha neve, por kurceshtja ka gjetur zgjidhje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *