• |
ide | kryesore

Diego Costa, hedh helm mbi Conte: “Shikoni ku përfundoi…”

Sport



Diego Costa-Antonio Conte, një raport që nuk pati kurrë pozitivitet që nga kohët kur të dy ishin në Londër tek Chelsea. Në periudhën në të cilën tekniku italian ishte në Londër, nga 2016 në 2018, sulmuesi tani tek Atletico Madrid ka kontribuuar në fitoren e Premier me 20 gola, përpara se të përfundonte jashtë skuadrës në sezonin që pasoi.

“Një periudhë e keqe, por jo për fajin tim, edhe pse njerëzit flisnin shumë gjëra – ka deklaruar braziliani i natyralizuar spanjoll për gazetën Marca -. Koha tregon gjithcka, shikoni ku është Conte tani, shikoni si përfundoi”. Costa nuk ndalet në mërinë e tij për teknikun italian, duke treguar detaje të atyre kohëve të komplikuara: “Historia e tij me Chelsea përfundoi sepse ashtu i bëri gjërat ai, pasi bëmë gjithcka për të fituar kampionatin, më dërgoi një mesazh për të më thënë se nuk kishte më nevojë për mua, duke më dërguar të stërvitesha me ekipin e dytë”.

Për ti vënë vulën, Diego Costa bën krahasimin me trajnerin aktual të Atletico, Diego Simeone: “Ai është ndryshe nga Conte, është një trajner direkt. Dëshiroja vetëm të kthehesha tek Atletico, përndryshe do të kthehesha në Brazil me familjen time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *