• |
ide | kryesore

Flet Astrit Patozi: Shqipëria ka vetëm 2 oligarkë, por Basha po bën një gabim të madh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e demokratëve Lulzim Basha se po mbajnë peng Shqipërinë dhe po detyrojnë shqiptarët të largohen. Në këndvështrimin e ish-numrit dy të Partisë Demokratike, oligarkë të këtij vendi nuk janë biznesmenët, por Kryeministri dhe kreu i opozitës.

“Sot Shqipëria është peng i dy oligarkëve. Oligarkë nuk janë biznesmenët. Shqipëria sot ka dy oligarkë, njëri i madh dhe tjetri në hije pritës. Kryeoligarku është kryeministri dhe oligarku i vogël është lideri i opozitës. Kryeministri merr pjesën e luanit, Basha merr pjesën e çakallit. Nuk zgjidhet kjo me masa drastike si tatim i jashtëzakonshëm për bizneset” – shprehet Patozi.

Duke e konsideruar Bashën si “njeriun e gabuar, në kohën e gabuar dhe vendin e gabuar”, ai tha se në çdo vend ku punët nuk shkojnë mirë kthejnë kokën nga opozita, por në Shqipëri shumë njerëz të pakënaqur me qeverinë nëse kthejnë kokën nga opozita tmerrohen dhe ikin jashtë Shqipërisë.

“Opozita duhet ta bëjë shkundjen, opozita ka një problem sot që është njeriu i gabuar në kohën e gabuar dhe vendin e gabuar dhe këtë ia dedikoj Bashës, që është problem jo vetëm për PD, por edhe për shoqërinë shqiptare. Sepse në çdo vend ku punët nuk shkojnë mirë kthejnë kokën nga opozita, si shpresë, kurse në Shqipëri shumë njerëz të pakënaqur me qeverinë nëse kthejnë kokën tmerrohen dhe ikin jashtë Shqipërisë në Holandë, Gjermani”.

Ndërsa krahason kohën kur ai ishte në PD, apo edhe në qeveri, Patozi vëren se puna e partive politike është më keq se 5 apo 10 vite më parë, dhe këtu i krahason me zogjtë e korbit që sa vijnë dhe nxihen.

“Në kohën time jo gjithçka shkonte ok, por ka pasur një përpjekje për ta ndryshuar, për të pasur përfaqësim politik për të dëgjuar edhe zëra të tjerë. Puna e partive është si zogjtë e korbit që sa vijnë e nxihen. Tani jemi në fazën kur zogjtë janë sterrë dhe korbi është rritur, ajo që duhet të bëjmë ne është ta kthejmë nga e para, duhet që ta ndryshojmë këtë gjë në rast se do jemi të përgjegjshëm. Para 10 vjetësh nuk ka qenë kjo problematikë me partitë, edhe para 5 vjetësh ka qenë më mirë se tani”.

Por Patozi propozon dy zgjidhje për reformimin e partive, ndërsa thekson se ishin ndryshimet kushtetuese të 2008-ës që na çuan në këtë gjendje, duke e mbushur kuvendin me banditë dhe biznesmenë.

“Unë shoh dy zgjidhje ose të reformohen partitë, që sistemi politik të reformojë vetveten, ose me goditje nga jashtë me gjysmë revoluvcion apo të plotë. Unë nuk jam te e dyta, por nuk e përjashtoj, sepse nëse konflikti social arrin në pikë kritike nuk mund ta përjashtosh. Ndryshimet kushtetuese të 2008 na çuan në këtë gjendje, kam ngritur kartonin atëherë, sepse pres të kërkojnë falje përgjegjësit kryesorë. Nga partia ime nuk kam dëgjuar asnjë zë. Dhe i penalizuari i madh është PD, është e djathta. E majta ka treguar se këto punët e korrupsionit, blerjes së votës, lidhjet me krimin i ka më të sofistikuara, është më e aftë. Ne kalcifikojmë një sistem ku kundërshtari është i privilegjuar”.

Kritik është edhe për strategjinë e zgjedhur nga BAsha për të marrë pushtetin.

“Ne duhet ta trondismin, por nuk e bëjmë se Basha pret radhën, po nuk do i vijë kurrë, se fitoret vijnë me beteja, por Basha nuk bën betejë, bën sikur. E them me keqardhje. Nuk kam konflikt interesi me të, pse sepse nuk pretendoj të jem asgjë në partinë e tij, e konsideroj parti të privatizuar, s’ka asnjë lidhje me PD që unë kam njohur dhe kam qenë ish-drejtues i saj. Unë e kam mbyllur historinë time me një parti që e konsideroj të marrë peng, si ato fabrikat e uzinat e kohës së diktaturës që u privatizuan u bënë prona private dhe PD këtë fat ka pësuar” – tha Patozi në emisionin Provokacija të Mustafa Naos në ABC News. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Patoz je duke i sherbyer statuskuose sepse je pjese e skenarit. Merr hapa konkrete te tregosh se je vertet reformator.

  2. Interviste, po te kush? Tek M Nano, shume e gjetur, ne vend e kohe. Patozi nuk eshte ne kohe me te tjeret, apo me impenjimin opozitar, e para oligarket nuk mund te luftojne oligarket, dhe ne kete mendim te hedhur, Patozi perseri eshte tendencioz ambicioz, e inatcor. Nese do kish ndigjuar debatin me Bushatin, e Lubonjen, Z LUL tha, Te largojme Ramen, por qe mos te na vijne me si Rama,,, e pse rromuzet e Patozit hidhen rrotull vetem ndrimit pushtetit dhe jo sistemit, Perpunimi imendimeve kondra PDse,, te ketij personi sot, e kurre me shume se sot, na con ne luften e pebuzies se PDse nga populli e militantet,. Ky social demokrat ivjeter, me maske demokrati, perse nuk pranon se shkaterrimi e renia e demokracise ne parti ka qene nje nga kryesoret, ka qene qe ka ngritur voten si tufe ne parti, ska dhene kurre mendim direktivash, se qengji bute, pi ne dy nena, e koha i erdhi. Eshte ky qe nenje situate kritike ekonoomike shoqerore, padrejtesi, ekonomi,e me qeveri krimi ky person ben diversione dhelpre, per ta demtuar PDne,, qe nesr te thone’ se kur ishim na, PDja ish me mire, se ate po na thote i deshtuari.

  3. JU ujqerit kuqale, qe skni lene gje per skifteret, shikoni ate palloshin e rreshqitur se po u del duarsh, e mos qendroni si zorraxhinj, se ju ze me shkelme.

  4. patozi nji dhjerje e re komuniste,pas jozefines,imamit e bregut.sa shum qelbesira .shko pata patoz tek tregu qam tek idriz bythqiri.

  5. Me sa duket eshte e vertete qe Astrit Patozi me te tjeret, tashme jo deputete te PDse kane vjelle vrrer e kane sabotuar punen e perpjekjet e anetareve te tjere te PDse, duke dale dobet ne zgjedhjet e kaluara parlamentare. TURP…perfituan sa deshen deri ne 2017 dhe tani bejne si dhelpra me rrushte.

  6. PO KJO ESHTE E VERTET SHUME E VERTET POR E NJETA GJE ISHTE EDHE KUR TI ISHE NE PARTI PUSHTET TI VET KESHE PRIVATIZUAR AQE SA KISHE MUNDUR TE PRIVATIZOJSH DHE NE RRAPATESHIM ZYRAVE TE CEZ PER NJE TEL QE ME TAKONTE DHE SMAJEPESHIT TANI TAKAN MARR POR ATJE DUHET TE RRIJE JO TE LEHESH SA HERE ESHT MAZHORANCE NE TURPERIM SKANDAL KRIM POSHTERIM DHE RREZIK TI PATOS E BENE SI TE BESUESHME QE RAMA BASHA NJESOJ KURR -KURR-KURR-PATOS TE KUJTOHET 18-17-18-19-20-21-DHE 22-KORRIKU I 2016 KUR SHITE VOTEN-BYTHEN TEKRAMA DHE LU MBYLLE OSE SHKO NE PD MOS BEJ ATE QE BERE NE KORRIK2016

  7. Patosi do behet i besushem kur te guxoje te permend dhe Berishen si skenaristi dhe regjizori kesaj palo parti qe quhet PD

  8. Jam dakort qe duhet te permende saliun,por ai ja di rrezikun nga I vjen e zhduk me fis saliu,por me heret I ka mare kercenimet nga ai prandaj nuk flet,patozit ja mbylli gojen dhe per olldashin

  9. Te terve ju a ka futur tmerrin Saliu -morrave te kuq dhe ne gjumet ju del ,ketyre cibaneve qe u larguan nga PD-ja nuk e hapin gojen se kane frike nga Berisha sipas morrave te kuq .Jo more jo o ridhjeras.Keta nuk lane gje pa thene por nuk kane cfare thone o idiota o kopila te ridhjerjes .Se po te ishte ashtu e kishte futur brenda Edvin psikopati me Taulandrat e Rucrit me shoke.

  10. Pa Patozin, Bregun, Topalline ca qelbesira si keta qe e kishin bere vendin copa copa si feudale, PD eshte shume me mire se c’ka qene…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *